Fjalori

Rezultate në përkufizime për “avancë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKONTO

AKÓNTO,~JA f. sh. ~, ~T 1. fin. Paradhënie, pagesë paraprake, kapar. Pagoi një akonto për shtëpinë e re. Pagova akonton prej 10 % të çmimitpërgjithshëm.
2. kontab. Regjistërpërdoret për të ndjekurardhurat, shpenzimet, asetet dhe detyrimet e një individi, të një ndërmarrjeje etj. Akonto për shpenzimet e fluturimit. Akonto për të udhëtimet me traget.
3. bank. Xhirollogari, konto; llogari bankare, konto rrjedhëse e kursimeve dhe e depozitave. Llojet e akontove bankare. Hap (mbyll) akonton rrjedhësekursimeve. Akontot e depozitave. Numri i akontos sime. Akonto bankare online.
4. inf. Llogari e një profili përdoruesi në një sistem kompjuterik ose në një platformë online. Akonto në Microsoft. Akonto në gugël (google). Akonto emaili. Akonto fejsbuku (instagrami, tik-toku etj.). Krijova një akonton time për të hyrëplatforma online.
Sin.: paradhënie, parapagim, parapagesë, avancë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.