Fjalori

Rezultate në përkufizime për “autostradë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUTORRUGË

AUTORRÚG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT tek. Rrugë e ndërtuar sipas standardeve të larta bashkëkohore, me shumë korsi, për automjete dhe për trafikshpejtë, që lehtëson qarkullimin e automjetevelargesagjata midis qytetevemëdha ose midis rajoneve. Autorrugëlidh kryeqytetin me portin detar. Autorrugë e ndërtuar sipas standardeve evropiane. Udhëtuan autorrugës. Autorrugë me trafikdendur. Trafikuautorrugë. Infrastruktura e autorrugës. Mirëmbajtja e autorrugës. Autorrugë e re. Taksa e autorrugës.
Sin.: autostradë, magjistrale, superstradë.

AUTOSTRADË

AUTOSTRÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrugë ndërqytetëse e ndërshtetërore e gjerë, zakonisht me ndarje në mes për dy korsi të lëvizjeveautomjeteve dhe zakonisht përdoret për trafikun e automjeteve me shpejtësilartë. Autostrada Durrës - Tiranë. Autostrada Tiranë - Prishtinë. Autostradë moderne. Tarifa për lëvizje automjeteshautostradë.
Sin.: autorrugë, magjistrale, superstradë.

DIODË

DIÓD/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Vend i caktuarautostradë ku paguhet taksa e rrugës. Ka dy dioda në atë rrugë.

INSPEKTOR
KALESË

KALÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kalim.
2. Vendi ku mundkalohet, urë kalimi (mbi një lumë, mbi një autostradë etj.); kalojë. Kalesë lumi. Kalesë mbi autostradë.
Sin.: kalim, kalojë.

KARAMBOL
PIKËHYRJE

PIKËHÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Postbllok.
2. Pikë hyrjeje në një autostradë, në një port, në një terminal etj. U hapën tri pikëhyrjereja.

PUSHIMORE

PUSHIMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shtëpi pushimi.
2. Vendpushim për makina në një autostradë.

SHTETËROR

SHTETËRÓR,~E mb. 1. Që është i shtetit, që lidhet me shtetin, që i përket shtetit apo admistrohet nga shteti, i shtetit. Struktura shtetërore. Funksion shtetëror. Detyrë shtetërore. Tokë shtetërore. Fonde shtetërore. Dokument shtetëror. Shkollë shtetërore. Rrugë (autostradë) shtetërore.

2. Që është i punësuar në shtet, që përfaqëson shtetin. Punonjës shtetëror. Përfaqësues shtetëror.

3. Pjesë e dytë e disa emërtimeve. Personalitet shtetëror njeri i një rangu të lartë në politikë, në qeverinë e një vendi, në jetën shoqërore.

4. Që ushtrohet a që bëhet nga shteti; që vendoset nga shteti. Mbikëqyrje shtetërore. Kontroll shtetëror. Matura shtetërore.

TEJZGJATUR

TEJZGJÁTUR (i, e) mb. 1. është zgjatur më tej. Hekurudhë (autostradë) e tejzgjaturlidh dy shtete.
2.është zgjatur më tej nga ç’duhet, që është zgjatur tej çdo caku a parashikimi kohor. Bisedime të tejzgjatura. Thatësirë e tejzgjatur. Mbledhje (ndeshje) e tejzgjatur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.