Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOSERVÍS,~I m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Punëtori për ndreqjen, kontrollimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve; autoshërbim. Autoservis i vogël. Autoservis privat. Ndreq veturën në autoservisin e ri. Ndërroi vajin e makinës në autoservis.
2. Qendër shërbimi për riparime mekanike, ndreqje elektrike, ndërrim të pjesëve, balancim gomash, kontroll teknik ose biznes për furnizimin dhe shitjen e automjeteve. Autoservis modern.
AUTOSHËRBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dyqan ose shitore me vetëshërbim ku blihen pajisje, pjesë këmbimi, pjesë rezervë, aksesorë shtesë për automjetet. Bleva autopjesë në autoshërbim.
2. Vetëshërbim, dyqan ose shitore ushqimore dhe e artikujve të konsumit të përgjithshëm, ku blerësit shërbehen vetë; market, minimarket, supermarket. Autoshërbim i vogël (i madh).
✱Sin.: vetëshërbim, market, minimarket, supermarket.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë