Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTO-I fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin: 1. Automobilistik, i automobilave, që ka të bëjë me automjetet, i automjeteve (p.sh. autogarazh, autokolonë, autorepart, autopark, autotransport etj.)
2. Që është vendosur në një automobil (p.sh. autoambulancë, autodyqan, autokinema, autosondë, autovinç etj.).
AUTOREPÁRT,~I m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Repart automobilistik ushtarak; autopark ushtarak.
2. Degë brenda një kompanie ku bëhet mirëmbajtja, riparimi ose prodhimi i automjeteve ose i pjesëve teknike për automjetet. Autorepart i specializuar. Autorepart për mirëmbajtjen e flotës ushtarake (tregtare, të peshkimit etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë