Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Krijuese e një vepre letrare ose e një vepre tjetër artistike. Autore romani. Autore filmi. Autore prodhimtare.
2. Hartuese e një vepre ose punimi shkencor, e një shkrimi, e një hulumtimi, e një projekti etj. Idetë iluministe të autores. Autorja e shkrimit.
3. Ajo që ka bërë një veprim të caktuar; ajo që ka kryer një faj, një vepër penale, një krim etj. Autore e një vepre bamirësie. Autore e krimit.
BASHKAUTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Autore bashkë me një tjetër në një vepër etj. Është bashkautore në shumë vepra.
DORËSHKRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka shkruar diçka me dorë, autore e një dorëshkrimi.
HUMORÍSTE,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shkrimtare a dramaturge që shkruan vepra humoristike.
2. Autore që luan pjesë humoristike. Humoristet e qytezës.
3. si mb. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Shkrimtare humoriste. Aktore humoriste.
TRAGJEDIOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Autore tragjedish, shkrimtare që krijon ose shkruan tragjedi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë