Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTO-II fjalëform., libr. 1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin: “vetëlëvizës, që lëviz me motor të vetin” (p.sh. autokombajnë, automjet, autoqerre etj.).
2. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin: “automatik, që punon në mënyrë automatike” (p.sh. autopilot, autotimonier etj.).
AUTOKOMBÁJN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kombajnë e motorizuar që përdoret për të korrur e për të shirë të korrat dhe për të pastruar kultura bujqësore, si grurin, misrin, elbin dhe të tjera. Korr me autokombajnë. Funksionet e autokombajnës. Mirëmbajtja e autokombajnave.
KASHTËMBLÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. 1. Depozita e autokombajnës, ku grumbullohet kashta e drithërave.
2. bujq. Autokombajnë që korr, shin e mbledh kashtën e drithërave; makinë e thjeshtë që mbledh kashtën në arë pas korrjes.
KORR vep., ~A, ~UR kal. 1. Pres bar, jonxhë, të lashtat etj. me drapër, me kosë, me autokombajnë etj. Korr grurin (tërshërën, jonxhën).
2. fig. Vras e pres njëherësh dhe me shumicë; shfaros njerëz, kafshë a qenie të gjalla; kosit. I korri me mitraloz (me automatik).
3. edhe fig. Fitoj shumë të ardhura; siguroj një fitore të suksesshme (në luftë, në një garë a në lojë etj.). Korr suksese (fitore). Kush mbjell erën, korr furtunën (fj. u.).
✱Sin.: kosit, krasit, shfaros.
♦ Mbill (hidh) *farë e korr farë. Çfarë *mbjell (edhe) korr (dikush). E ha arën pa korrur (në *këmbë) (dikush) iron. Korr e grin (dikush). 1. Zhduk e asgjëson të gjithë e gjithçka, rrafshon çdo gjë që i del përpara, s’ndalet para askujt e asgjëje. 2. Ka pushtet të madh e bën ç’të dojë, s’pyet asnjë, bën si i do qejfi. Korr përmbi *kallinj (dikush). Korr e lësho (dikush) shih korr e nuk (e mos) lidh (dikush). Korr e nuk (e mos) lidh (dikush) bën punë gjysmake; nuk e çon deri në fund një punë dhe nuk arrin të marrë frytet e saj; mbjell e nuk korr; bluan e s’gatuan. *Lag e korr. Ku *mbjell nuk korr (dikush).*Mbjell e nuk korr. *Mbjell Zaloja e korr Maloja tall. *Shejtani as korr e as kopaçit (as mbjell e as korr).
PAMBUKVJÉLËS,~E mb. Që vjel pambuk. Autokombajnë pambukvjelëse.
SHI/J vep., ~VA (u), ~RË 1. kal. I ndaj nga kalliri kokrrat e të lashtave me makineri apo me një kafshë pune; shkoq. Shij grurin në lëmë. Shij drithërat. Ka shirë 3 ha tokë të mbjellë me grurë. Shijnë lëmin (vrahun) e parë. Shij me qe (me kalë). Shij me makinë shirëse (me autokombajnë). - Shij shpejt dhe pa humbje!
2. kal. Shkokëloj kokrrat e misrit, rrah me dru mbi një lesë kallinjtë e zhveshur për të veçuar kokrrat; shkoq fasulet duke i rrahur bishtajat me shkop. Shij misrin. I shiu fasulet me kujdes.
3. kal., krahin. Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij kripën. Shij plisat (tokën).
4. jokal., fig., keq. Veproj si të dua vetë, pa pyetur për asgjë dhe pa përfillur askënd, livadhis. Shin si do vetë (sipas qejfit). Është mësuar të shijë. Shin si kali në lëmë.
✱Sin.: shkoq, zhgoglit, çuk, thërrmoj, shkrifëroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë