Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTO-I fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin: 1. Automobilistik, i automobilave, që ka të bëjë me automjetet, i automjeteve (p.sh. autogarazh, autokolonë, autorepart, autopark, autotransport etj.)
2. Që është vendosur në një automobil (p.sh. autoambulancë, autodyqan, autokinema, autosondë, autovinç etj.).
AUTOGARÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Garazh për automjetet, hapësirë për parkimin e një veture në mënyrë të sigurt me qëllim mbrojtjeje. Ndërtoi një autogarazh. Bleu një autogarazh. Veturën e lashë në autogarazh. Autogarazh i mbyllur (i hapur). Autogarazh privat. Autogarazh i automatizuar.
2. Ndërtesë ose strukturë e mbuluar, që shërben për parkimin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve. Riparova makinën në autogarazhin e madh. Autogarazh publik. Autogarazh nëntokësor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë