Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTO-III fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që nga kuptimi u përgjigjet fjalëve: ‘i vet, i vetes; vetë’ (p.sh. autoakuzë, autobiografi, autogol, autokontroll, autoportret, autocensurë etj.).
AUTOBIOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË Formë shkrimore letrare-dokumentare në vetën e parë; jetëshkrimi i një njeriu, i shkruar nga ai vetë, nga lindja e deri në moshë të shtyrë ose vetëm për një periudhë të rëndësishme të saj; jetëshkrim. Autobiografia ime. Autobiografia e shkrimtarit (e shkencëtarit, e artistit, e politikanit etj.). Shkruaj autobiografinë. Botoi autobiografinë. Parathënia e autobiografisë. Autobiografi e shkurtër. Bëri autobiografinë e vet. bised. tregoi shkurt për jetën e vet.
AUTOBIOGRAFÍK,~E mb. Që ka të bëjë me autobiografinë; që është si autobiografi; që lidhet me vetë jetën e autorit. Vepër autobiografike. Tregim autobiografik. Shënime autobiografike. Vërtetësia autobiografike.
VETËJETËSHKRÍM,~I m. Autobiografi, jetëshkrim i dikujt, i hartuar nga ai vetë, me të cilin tregon historinë e jetës së vet, duke përshkruar ngjarjet më të rëndësishme të jetës, të punës e të veprimtarisë së tij. Ka lënë një vetëjetëshkrim. Ka një vetëjetëshkrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë