Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALÁRM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sinjal paralajmërues me zë, me drita, me sirenë ose me valë, që jepet për të njoftuar për një rrezik të afërt (si zjarr, vjedhje, fatkeqësi, bartje e të sëmurit me autoambulancë etj.). Alarm drite. U dëgjua alarmi i zjarrit dhe u evakuuam nga shtëpitë. Dëgjova mbrëmë sirenën e alarmit. Gjendje alarmi. Alarm fals. Sistem i alarmit. Epidemia shkaktoi alarm në qytet. Në rast alarmi. Jap alarmin. Ngre alarmin. Alarmi i kuq paralajmërim për një rreziku shumë të madh që mund të vijë nga tërmetet, nga zjarret, nga përmbytjet, nga rrëshqitje dheu nga stuhitë në tokë e në det, nga sulmet terroriste etj.
2. usht. Sinjal ose urdhër për t’u bërë gati menjëherë për të përballuar një rrezik të papritur; gjendje gatishmërie në rast rreziku ose gjatë një stërvitje ushtarake; paralajmërim rreziku. Alarm lufte (ajror, kimik). Alarm bombardimi. Kambanë alarmi. Alarm zjarri. Sinjali i alarmit. Qyteti në alarm. Sirena e alarmit. U bë alarm. Bie alarmi.
3. fig. Shqetësim i madh përpara një rreziku të papritur. Ndizet alarmi. Shkaktoi (ngjalli) alarm. E bëj alarm e bëj diçka problem shqetësues për të gjithë, shpesh pa nevojë.
♦ Alarm i rremë libr. zhurmë e kotë për një rrezik të mundshëm. U bie *sirenave të alarmit libr. Jap (vë) alarmin libr. shih jap kushtrimin. *Kambanë alarmi.
✱Sin.: kushtrim, sirenë, paralajmërim, lajmërim, sinjal.
AMBULÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qendër për vizita mjekësore dhe për mjekime të shpejta të të sëmurëve në një lagje qyteti, në një fshat, në një mjedis plazhi etj. Ambulanca qendrore. Ambulanca e lagjes (e fshatit). Mjeku i ambulancës. Çoj në ambulancë. Vizitohem në ambulancë. Ambulancë private. Ambulancë urgjence.
2. Makinë e ndihmës së shpejtë e pajisur me mjete mjekësore për të dhënë ndihmën e parë, që shërben për bartjen e të sëmurëve apo të plagosurve, zakonisht në raste urgjente; autoambulancë. Ambulanca e urgjencës. Ambulanca mjekësore me personel mjekësor. Thërras ambulancën. Marr me ambulancë. Ambulanca ajrore.
AUTO-I fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin: 1. Automobilistik, i automobilave, që ka të bëjë me automjetet, i automjeteve (p.sh. autogarazh, autokolonë, autorepart, autopark, autotransport etj.)
2. Që është vendosur në një automobil (p.sh. autoambulancë, autodyqan, autokinema, autosondë, autovinç etj.).
AUTOAMBULÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Automjet i specializuar për bartjen e të sëmurëve dhe të të plagosurve drejt qendrave spitalore për trajtimin e mëtejshëm dhe për të mbartur pacientë ndërmjet qendrave spitalore; ndihma e shpejtë, automjet urgjence. Autoambulanca e spitalit (e poliklinikës). Autoambulanca e ndihmës së shpejtë. Autoambulancë private. Shoferi i autoambulancës. Ekipi mjekësor i autoambulancës. Shkoj (marr) me autoambulancë. Autoambulanca erdhi me kohë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë