Fjalori

Rezultate në përkufizime për “autarki”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUTARKIZËM

AUTARKÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologjipërqendrohet te pavarësia ekonomike dhe synonshmangë varësinë nga burimet e jashtme; kontroll i plotë mbi ekonominë e shtetit për arsyesigurisë kombëtare, për mbijetesën gjatë krizave eventuale globale ose për të ruajtur sovranitetin politik. Parimet e autarkizmit. Autarkizëm ekonomik (politik). Autarkizëm shtetëror.
Sin.: autarki, autokraci, despotizëm, monarkizëm.

AUTOKRATIZËM

AUTOKRATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologji, sistem, mënyrë qeverisjeje ku vendimet merren nga një individ (autokrat) pa këshillim me popullin apo institucionet përfaqësuese të tij; ushtrim autoritar i pushtetit, pushtet absolut. Regjim autokratizmi. Parimet e autokratizmit. Autokratizëm shtetëror. Autokratizmi modern. Kthim drejt autokratizmit. Formë e autokratizmit. Ra në grackën e autokratizmit.
Sin.: autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.

AUTORITARIZËM

AUTORITARÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Formë e qeverisjes ose e udhëheqjes në të cilën pushteti përqendrohetduart e një autoritetivetëm, të një lideri, një grupi ose një institucioni ku të drejtat dhe liritë individuale kufizohen dhunshëm; autokraci. Ideologjia e autoritarizmit. Parimet e autoritarizmit. Idetë e autoritarizmit.
Sin.: autokratizëm, autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.