Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGLO-AUSTRALIÁN,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Anglinë dhe me Australinë ose me popujt e të dy vendeve. Marrëdhëniet anglo-australiane. Politika anglo-australiane. Prodhim anglo-australian. Mediat anglo-australiane. Familje anglo-australiane.
2. Që është një vendas ose pasardhës i një vendësi të Anglisë të vendosur në Australi. Origjinë anglo-australiane.
AUSTRALIÁN,~E mb. Që lidhet me Australinë ose me australianët, që është karakteristik për Australinë ose për australianët, i Australisë ose i australianëve; që është krijuar nga australianët. Kontinenti australian. Popullsia australiane. Bregdeti australian. Kultura australiane. Delja australiane.
AUSTRALIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Australisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Australia; pjesëtare e popullsisë së Australisë. Është australiane vendëse.
BUMERÁNG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shkop i trashë, i përkulur e me majë, që kur hidhet me forcë, dredhon në ajër dhe kthehet përsëri tek ai që e ka hedhur (përdoret si armë nga fiset australiane dhe nga disa fise të tjera indianësh). Goditi me bumerang. Kthehet prapa si bumerang. Bumerang australian origjinal.
2. fig. Veprim që e bën dikush dhe e pëson vetë; fjalë ose vepër e cila kthehet kundër atij që e thotë a që e bën. U kthye në bumerang. Akuzat iu bënë bumerang. Ky vendim doli si bumerang.
DÍNGO,~JA m. sh. ~, ~T zool. (lat. Canis lupus dingo) Qen i egër, i përshtatur në mjedisin e zonës së thatë dhe në pyjet e Australisë, që konsiderohet një hallkë mes ujkut dhe qenit të zbutur. Dingoja nuk leh, por ulërin për të komunikuar. Dingoja, më shumë se një qen i egër, është simbol i natyrës së lashtë australiane.
SHAPTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. 1. (lat. Scolopax rusticola) Shpend i murrmë lara-lara, me sqep të gjatë, të hollë e të drejtë, që jeton nëpër vende me shkurre e pyje me lagështirë dhe ka mish të shijshëm; shapkë, pulëdushke. Kishte gjuajtur vetëm dy shaptore. I zuri syri një shaptore në barin e harlisur. Po ndiqte me sy lëvizjet e shaptores.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të përbëra për lloje të ndryshme shaptoresh. Shaptorja afrikane (lat. Crecopsis egregia) shpend me shpinë ngjyrë kafe në të zezë, me kokë dhe gjoks ngjyrë gri dhe me sqep e sy të kuq. Shaptorja australiane (lat. Porzana fluminea) shpend i vogël me trup ngjyrë kafe në pjesën e sipërme, ndërsa në pjesën e poshtme të trupit ngjyrë gri me disa vija të zeza e me pika të bardha, ndërsa sqepin dhe këmbët në ngjyrë të verdhë. Shaptorja bishtzezë (lat. Amaurornis bicolor) shpend me ngjyrë kryesisht gri, vetëm krahët në ngjyrë kafe, ndërsa këmbët në ngjyrë të kuqe të zbehtë. Shaptorja e Galapagosit (lat. Laterallus spilonota) zog i vogël tokësor, endemik i Galapagos, me ngjyrë gri të errët dhe me shpinë kafe, sy të kuq dhe njolla të vogla të bardha në gjysmën e trupit. Shaptorja e gurishtave (lat. Oedicnemus crepitans) shpend zakonisht i natës, sepse ditën nuk bie në sy, me trup ngjyrë kafe me vija, me sy të mëdhenj të verdhë dhe këmbë të trasha të verdha. Shaptorja gushëbardhë (lat. Laterallus albigularis) shpend me kurorë, zverkun dhe pjesën e sipërme në ngjyrë kafe, ndërsa barkun deri tek bishti në bardh e zi. Shaptorja këmbëkuqe (lat. Rallina fasciata) shpend me qafë dhe gjoks ngjyrë kafe në të kuqe dhe me këmbë të kuqe e me disa njolla të kuqe rreth syrit. Shaptorja njëngjyrëshe (lat. Amaurolimnas concolor) shpend me ngjyrë kafe dhe këmbë të kuqërremta, me sqep ngjyrë të gjelbër në të verdhë. Shaptorja rënkuese (lat. Numenius phaeopus, Scolopax phaeopus) shpend me ngjyrë gri në kafe dhe me sqep të gjatë e të lakuar poshtë; kojliku. Shaptorja sqepkthyer (lat. Numenius arquata) shpend i madh me ngjyrë kafe në të hirtë dhe me sqep të përthyer. Shaptorja sqepverdhë (lat. Amaurornis flavirostra, Zapornia flavirostra) shpend me pendë të zeza, me sy të kuq dhe sqep të verdhë.
✱Sin.: skjepçë, sqepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shepkë, shepkore, qerjorinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë