Fjalori

Rezultate në përkufizime për “atypëratyshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATYATYSHËM

ATYATÝSH/ËM (i), ~ME (e) mb. bëhet aty për aty; i atypëratyshëm. Përgjigje e atyatyshme.

ATYPËRATYSHËM

ATYPËRATÝSH/ËM (i), ~ME (e) mb. ndodh aty për aty, që bëhet atë çast, pa përgatitje paraprake; i menjëhershëm, i çastit. Krijim i atypëratyshëm. Përgjigje e atypëratyshme. Ndryshim i atypëratyshëm.

ATËÇASTSHËM

ATËÇÁSTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. ndodh pikërisht në atë çast, që bëhet menjëherë, aty për aty, në këtë moment. Veprim i atëçastshëm. Ndodhi e atëçastshme. Zakon i atëçastshëm.
Sin.: i çastshëm, momental, i menjëhershëm, i atypëratyshëm.

NJËHOPSHËM

NJËHÓPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. bëhet menjëherë, në një hop, në një çast, i menjëhershëm; i atypëratyshëm. Ndërrim i njëhopshëm.
Sin.: i atypëratyshëm, i menjëhershëm.

PËRNJËHERSHËM

PËRNJËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. bëhetçast; që ndodhmënyrë shumëshpejtë a të papritur, i menjëhershëm; që bëhet përnjëherë. Ngritje e përnjëhershme e temperaturës. Një kthesë e përnjëhershme.
Sin.: i menjëhershëm, i papritur, i atypëratyshëm.

ÇASTIT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.