Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATROFIZÍM,~I m. 1. biol., mjek. Atrofi. Atrofizimi i gjymtyrëve.
2. fig., libr. Dobësim, venitje, humbje, pakësim i dëshirës, i vullnetit, i shpresës për të jetuar ose për të punuar. Atrofizim shpirtëror. Atrofizim i dëshirës (i vullnetit).
✱Sin.: dobësim, ligështi, rrëgjim, zvogëlim, pakësim, humbje, tkurrje, mpirje, venitje, vyshkje.
FÍSHKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Humbje e njomësisë, të ngjyrës, të shkëlqimit a të bukurisë. Fishkja e gjetheve (e luleve, e bimëve).
2. fig. Humbje e forcës, të gjallërisë a të gëzimit. Vinte re fishkjen e jetës tek ai.
3. fig. Dobësim; zbutje; zbehje. Tregoi shenja fishkjeje në sjelljet e veta.
✱Sin.: vyshkje, venitje, flashkje, tharje, mpirje, rrudhje, rrudhosje, zhubrosje, qullosje, dobësim, zbutje, zbehje, rrëgjim, atrofizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë