Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATROFÍ,~A f. sh. ~, ~TË biol., mjek. Pamjaftueshmëri e përgjithshme e organeve ose e indeve të veçanta të organizmit për shkak të mungesës së ushqimit, mosfunksionimit për një kohë të gjatë ose për shkak të pleqërisë; dobësim ose tkurrje e masës së një organi, të një qelize ose të një indi. Atrofi e muskujve. Atrofi e dorës (e kockës). Atrofi qelizore. Atrofi indore. Atrofi patologjike. Atrofi e trurit (senile).
✱Sin.: dobësim, ligështim, rrëgjim, zvogëlim, tkurrje, humbje, mpirje, venitje, vyshkje.
ATROFIZÍM,~I m. 1. biol., mjek. Atrofi. Atrofizimi i gjymtyrëve.
2. fig., libr. Dobësim, venitje, humbje, pakësim i dëshirës, i vullnetit, i shpresës për të jetuar ose për të punuar. Atrofizim shpirtëror. Atrofizim i dëshirës (i vullnetit).
✱Sin.: dobësim, ligështi, rrëgjim, zvogëlim, pakësim, humbje, tkurrje, mpirje, venitje, vyshkje.
STËRPÍ,~A f., bised., mjek. Dobësim, rrëgjim dhe mpirje e organeve a e indeve të veçanta të organizmit për shkak se u mungon ushqimi ose për shkak se qëndrojnë pa vepruar për një kohë të gjatë; atrofi. Pas një regjimi të gjatë, ai vuri re një stërpi të muskujve të këmbëve. Një dietë e varfër në substanca ushqyese, i shkaktoi një stërpi të thellë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë