Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËMÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka vetiu sipërfaqen të sheshtë, pa të ngritura e të ulura dhe të butë, ose që është bërë i tillë pasi është ngrënë me limë a me një mjet tjetër; i butë; kund. i ashpër. Bisht i lëmuar. Dërrasë (rrasë) e lëmuar. Gur i lëmuar. Dorezë e lëmuar. Gjethe të lëmuara. Me lëkurë të lëmuar. Qilim i lëmuar qilim pa push e pa thekë, qilim i zakonshëm. Me flokë të lëmuar.
2. fig. I punuar mirë e bukur, me mjeshtëri e deri në hollësitë më të vogla, i krehur mirë, i punuar në mënyrë të përsosur. Vepër e lëmuar. Ka gjuhë të lëmuar.
✱Sin.: i butë, i atllastë, rrëshqitës, i limët, i sheshtë, i punuar, i përpunuar, i shtruar, i gdhendur, i pastruar, i zdrukthuar, i rrafshuar, i krehur, i përsosur.
♦ E ka trurin të lëmuar (shesh, rrafsh) (dikush) përçm. nuk është i zgjuar, nuk është i mprehtë nga mendja, nuk i kap gjërat shpejt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë