Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÚSHM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. I athët, që ka shije pak si të thartë e pak si të hidhur (për verën dhe për disa pemë); kund. i ëmbël. Verë e brushme. Kumbull e brushme. Komposto e brushme.
2. fig. Që nuk sillet butë e me dashamirësi; i vrazhdë, idhnak, i sertë (për njerëzit); kund. i butë. Njeri i brushmë.
✱Sin.: i athët, i thartë, i tharmë, athëtor, thartosh, i pikët, bistër, i ashpër, i vrazhdë, idhnak, i sertë, i rreptë, i egër, i prapë, zemërak, i hidhur.
THÁRTË (i, e) mb. 1. Që ka shije të fortë si të limonit a si të uthullës dhe që të mpin dhëmbët, shumë i athët; që ka thartirë; kund. i ëmbël. Mollë (kumbulla) të tharta. Rrush i thartë. Kos (dhallë) i thartë. Verë e thartë. Çorbë e thartë. Supë e thartë. Qenka uthull e thartë!
2. kim. Që përmban acid, që ka vetitë e acidit, thartor.
3. fig. Që të prek e të lëndon, jo i pëlqyeshëm, i ashpër, therës; që sillet ashpër e me inat; jo i mirë, i keq. Fjalë të tharta. Njeri i thartë. Grua e thartë.
✱Sin.: thartanik, thartosh, i athët, athëtor, thartor, tharbacak, thartul, i tharbët.
♦ Fjalët të ëmbla, punët të tharta. Kërkon *dhallë të thartë në kollozheg (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë