Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATEÍST,~E mb., libr. Që mohon qenien e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botëkuptim ateist. Bindje ateiste. Literaturë (propagandë) ateiste. Shkollë ateiste. Edukimi ateist.
✱Sin.: jofetar, afetar, i pafe, jobesimtar.
PROPAGÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimtari e gjerë me anë të shtypit, të radios, të fjalimeve etj. për të përhapur dhe për të ngulitur te njerëzit një doktrinë a një ide, për t’i bindur dhe për t’i mobilizuar për diçka etj. Propagandë politike (kulturore, pedagogjike, shkencore, shëndetësore, ateiste). Propaganda e prodhimit. Mjetet (metodat) e propagandës.
2. bised. Përpjekje për t’i mbushur mendjen dikujt me fjalë, për ta bindur për diçka, agjitacion. I bën propagandë.
✱Sin.: agjitacion, predikim, përhapje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë