Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATDHEDASHURÍ,~A f. Dashuria për atdheun, për vendin e lindjes, për gjuhën, për njerëzit e atdheut; dëshira e zjarrtë e vendosmëria për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut. Atdhedashuri e flaktë (e zjarrtë). Ndjenja (flaka) e atdhedashurisë. Frymë atdhedashurie.
✱Sin.: atdhetari, mëmëdhetari, atdhetarizëm, atdhedashësi, atdhedashje, atdhesi, patriotizëm.
ATDHETARÍ,~A f. Dashuria për atdheun dhe për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e vendit e të popullit të vet; patriotizëm. Ndjenjë atdhetarie. Vatër atdhetarie. Ngjall (ndez) atdhetarinë.
✱Sin.: mëmëdhetari, atdhetarizëm, atdhedashuri, atdhedashësi, atdhedashje, atdhesi, patriotizëm.
ATDHETARÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. Atdhetari. Shembull atdhetarizmi. Himn atdhetarizmit. I brumosur me atdhetarizëm. Ngjall atdhetarizëm. Atdhetarizëm ideal (veprues).
✱Sin.: mëmëdhetarizëm, patriotizëm.
PSEUDOATDHETARÍZ/ËM, ~MI m. Atdhetarizëm i rremë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë