Fjalori

Rezultate në përkufizime për “atdhetar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIPATRIOT

ANTIPATRIÓT,~E mb. vepron kundër interesaveatdheut, që nuk ka ndjenja atdhedashurie ose që kundërshton patriotizmin; kund. patriot, atdhetar, mëmëdhetar. Program antipatriot. Njeri antipatriot. Veprim antipatriot. Lëvizje antipatriote. Fjalim antipatriot.
Sin.: kundëratdhetar, joatdhetar, antiatdhetar, kundërpatriot, jopatriot.

ANTIPATRIOT

ANTIPATRIÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vepron kundër interesaveatdheut; ai që nuk ka ndjenja atdhedashurie ose që kundërshton patriotizmin; kund. patriot, atdhetar, mëmëdhetar. Ata u quajtën antipatriotë. Asokohe u konsiderua antipatriot.
Sin.: kundëratdhetar, joatdhetar, antiatdhetar, kundërpatriot, jopatriot.

ATDHEDASHËS
ATDHETAR
ATDHETARISHT

ATDHETARÍSHT ndajf. Me dashuri për atdheun e për popullin e vet; me frymë atdhedashurie, me ndjenjën e atdhetarit, si atdhetar; në mënyrë atdhetare. Punoj (veproj) atdhetarisht. Sillet atdhetarisht. Flet atdhetarisht.

EMËRNDRITUR

EMËRNDRÍTUR mb., lart. 1. Që ka emërndritur; emërmadh; kund. emërlig. Atdhetar emërndritur. Përvjetor emërndritur. Dy dëshmorë emërndritur. Krahina emërndritur.
2. si em. Ai që ka emërndritur. shkruash për emërndriturin Sami Frashëri, nuk është aspak e lehtë. Emërndriturit e historisëkrahinës.
Sin.: famëmadh, emërmadh, emërbardhë, emërmirë.

HUMB

HÚMB (HUMBÁS) vep., ~A, ~UR 1. kal. dhe jokal. Mbetem pa diçka a pa dikë që e kam pasurparë dhe nuk e di më se ku është; nuk e kamdiçka, ngaqë e kam harruar diku a më ka rënë diku pa e vënë re; nuk e kampranë dikë, sepse është ndarë prej meje dhe nuk e di ku ndodhet; më zhduket nga sytë diçka a dikush dhe nuk e di se ku është a s'e gjej dot; kund. gjej. Humbi çelësin (çadrën, paratë). Humbi biletën (dokumentet). Humbi dhitë (lopët, qetë). I humbi shokët. E humbirrugë. I humbi lapsi (kapela). I humbi letërnjoftimi. I humbi një dele. I humbi fëmija. Ka humbur një fëmijë. Mos ju ka humbur gjë? Në humbi unazat, gishtërinjtë i ka.(fj.u.).
2. kal. Ma merr një gjë dikush tjetër, nuk ështëimja, s'e kampronë a pasuri timen; kund. fitoj. Humbnin paratëbixhoz. Humbnin shtëpinë (pasurinë) në kumar. Humbiste shpeshlojë.
3. kal. dhe jokal. Mbetem pa një pjesëtrupit, nuk e kam më një pjesë a një organ të tij; më ikën a më prishet fare diçka, që ka lidhje me trupin. Humbi krahun (këmbën) në luftë. Humbi një sy. Humbi shumë gjak. Humbi shëndetin u dobësua.
4. kal. dhe jokal.ikën fare një shprehi a aftësi, nuk e kam më një veti ose cilësi trupore a shpirtërore, mbetem pa një tipar a veçorikam pasur; bie a ulet krejt shkalla e forca e diçkaje; dobësohet a shuhet diçka dalëngadalë. Humbi zërin (shikimin). I humbi të parët (dëgjimi). Humbi sytë u verbua, u qorrua, nuk sheh më. I humbi ngjyra (era). Humbi bukurinë (gjallërinë, shpejtësinë). Humbi forcën (fuqinë, peshën, lartësinë). Ka humburpeshë. Humbi kujtesën (arsyen, gjykimin). I humbi vrulli (gjallëria, shpejtësia, forca, fuqia). Humbi shijen për diçka. Humbi durimin (gjakftohtësinë). Humbi guximin (trimërinë, besimin). Humbi nderin. Humbi vigjilencën. Nuk i ka humbur besimivetvete. Kënga humbi dalëngadalëlargësi. Ka humburpërkthim një vepër.
5. kal. Nuk kamdiçkaështë e mirë për mua e që më shërben; nuk kam më të drejtë për diçka, më hiqet diçkagëzojaparë; kund. fitoj. Humbi dashurinë (miqësinë, besimin, nderimin) e të tjerëve. E humbi autoritetin. I humbidrejtat. Humbi shtetësinë. Humbi lirinë. Humbi punën.
6. jokal. Zhytem brendadiçka, futem diku a pas diçkaje, fshihem dhe nuk dukem më. Humbi në ujë (në det, në rërë, në dhe). Humbi në bar (në kashtë, në mes të grurit). Humbimjegull (në errësirë, nëpër natë). Humbi midis njerëzve (midis turmës). Humbipyll. Humbi këmbabaltë (në llucë). Burimi humbtokë (nën shkëmb). Humbi pas kodrës (pas bregut, pas qafës). Humbi dielli (bised.) perëndoi dielli.
7. jokal. Zhdukem, nuk dukem gjëkundi; nuk shkoj tek të tjerët, nuk dal ndër njerëz. Na humbi nga sytë. Ku humbe kështu? Ku ke humbur kaq ditë? Na ke humbur fare. Humbi si kripa në ujë (pa nam e pa nishan).
8. jokal., vet. v. III. Ka dalë diçka nga përdorimi, nga qarkullimi, nga shitja etj., nuk gjendet më, nuk është më sot; nuk përdoret më; pushonqeni, nuk është më në jetë. Humbën ato lloje këpucësh. Humbi ajo veshje. Humbi ai zakon. Nuk humb folklori. Kjo fjalë (kjo shprehje, ky kuptim) ka humbur. Kjo gjuhë ka humbur. Ka humburshekuj (në errësirën e kohës).
9. kal. dhe jokal.vdes dikush, ndahem nga dikush përgjithnjë; nuk e kam më një të afërm ose një mik; vdes a vritet dikush duke i lënëtjerëtpikëllim. E humbi babanë (nënën). I humbi fëmijët (të afërmit). E humbi burrinluftë. E humbi shokun (mikun). Humbi një trim i rrallë (një luftëtar, një atdhetar). Humbi një poet i madh (një burrë i shquar).
10. bised., kal. E vras dikë, e asgjësoj; e zhduk dikë a diçka nga faqja e dheut. Donin ta humbnin mësuesin liridashës. Çoi njerëzit e vet për ta humbur djalin. E humbën fare malarien.
11. kal. dhe jokal. Lë të më shkojë kot; kalon kot, vete dëm; më ikën pa e shfrytëzuar fare ose pa e përdorur sa duhet, më shpëton; e çoj dëm, e harxhoj kot. Humb kohën (ditën). Humbi vitetëra. Pa humbur asnjë çast. S'kemi kohëhumbim. Humbi vitin (klasën, provimin) nuk e fitoi vitin (klasën...). Humb topin (golin). sport. E dëgjonte pa humbur asnjë fjalë. E humbi fjalën kot. E humbi jetën kot. I humbi koha (dita) kot. I humbi një javë. I humbi një rast i mirë.
12. jokal., kryes. v. III Vete dëm nga pakujdesia a nga shpërdorimi; dëmtohet, prishet, shkon kot; më ikën nga duart. Humbi kot gjithë kjo letër. Humbën gjithë ato tullashi. Humbi duhani (pambuku, misri) sivjet. Humbi ai njeri. Humbi për mendtë e kokës. Humbi si sëpata pa bisht. Për një gozhdë humb potkoi.(fj. u.).
13. edhe fig., kal. edhe jokal. Ngatërroj rrugën a gaboj drejtimin, nuk di ngavete më tej; s’e gjej më a nuk e ndjek dot më tej një gjurmë, një shenjë etj. Humb udhën (rrugën, drejtimin).Humb gjurmët. Humb fillin e bisedës. Humbipyll (në qytet).
14. fig., kal. Largohem nga rruga e nisur, detyrohemheq dorë nga synimet, nga ëndrrat etj.; nuk di më si të ecijetë; privohem nga një shprehi a aftësi; më hiqet a më merret një e drejtë etj.; kund. zëvendësoj; fitoj. Humbi qëllimin (synimin). Humb ëndrrat (shpresat). Humbi drejtiminjetë. I humbi paratëkumar. Humbi dashurinë (nderimin, lirinë, shpresën, kujtesën, arsyen, gjakftohtësinë.
15. edhe fig., kal. dhe jokal. Dal i mundur në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj., nuk fitoj; dal me humbje, pësoj dëm; kund. fitoj. E humbi luftën (betejën). E humbi lojën (ndeshjen). E humbi bastin. E humbi gjyqin. Humbi skuadra kundërshtare. Humbillogari (në shitje, në pazar).
16. kal. Ma merr kundërshtari, më del jashtë loje. Humb një figurë (damën, kalanë, një ushtar).
17. fig., jokal. Jepem shumë pas diçkaje, përqendrohem i tëridiçka dhe s'kujtohem më për asgjë tjetër; zhytem tërësishtdiçka dhe s'di ç'bëhet përreth. Humbi pas punës (në punë). Humbi pas lojës (në lojë). Humbi pas librave (pas studimit). Humbimendime (në ëndërrime). Humbigjumë ra në gjumëthellë.
18. kal. Bie në një gjendje, në të cilën nuk më bën përshtypje asgjë e nuk kundërveproj, s'di si të sillem a nuk e përmbaj dot veten (nga hutimi, nga frika, nga dëshpërimi, nga një tronditje shpirtërore, nga uria a nga ndonjë vuajtje e madhe trupore etj.). E humbi fare (krejt). Pse e ke humbur kështu? E humb për hiçmosgjë. S'e humb kurrë ai.
Sin.: humbas, zhdukem, përhumbem, harroj, bjerr, birrem, mundem, zhdukem, fundos, tretet, shter, humbullon.
I humbi *batha (dikujt). Ka humbur *biblën (dikush) libr. I humbi (nuk i duket) *boja (diçkaje). E humb *busullën. I ka humbur *çetelja (dikujt). E humbi *davanë (dikush). I humbi (iu shua, iu harrua) *emri (dikujt). I humbi (iu shua) *fara (dikujt a diçkaje). Ia humbi (ia shoi) *farën (dikujt a diçkaje). E humb *fillin. Më humb *filli. Humbi *fiqirin (dikush). I humbi *fjala (dikujt). E humbi *gojën (dikush). I ka humbur *guri (dikujt). I humb (i mbulon, i fsheh) *gjurmët (dikush). I humbi *gjurma (dikujt a diçkaje). Më ka humbur (më ka ikur) *kandari. E humba *kokën. I kam humbur (i kam prerë) *lidhjet (me dikë) libr. E humbi *lojën (dikush). I kanë humbur *lopët (dikujt) tall. Humbi *mendtë (e kokës) (dikush). Humbi *mendjen (dikush). I humbi (s’i gjendet) *nishani (diçkaje). I humbi *pikët (dikush) libr. Humb *terren (diçka) libr. Humb *tokë (diçka). E humb *toruan. I humbi *traga (dikujt a diçkaje). E humbi *udhën (dikush). I humbi *varri (dikujt). Humbi *vetëdijen (dikush) libr. E humbi *vulën (dikush). I humbi *vula (dikujt) shpërf. E humbi *zemrën (dikush). I humbi *zëri (dikujt).

LINDUR

LÍNDUR (i, e) mb. 1. Që ka lindur diku dhe është vendës po aty. Banor (vendës) i lindur.
2. edhe fig. Që e ka diçka që kur ka lindur e nuk e ka fituarvonë gjatë jetës. Shtrembërim i lindur (anat.). Reflekselindura.
3. I vërtetë; i kulluar; që ka vetitilla, të cilat e bëjnë shumëaftë për një punë, që ka prirjeveçanta për diçka, shumë i zoti, shumë i aftë. Atdhetar i lindur. Lojtar (artist) i lindur. Bujk (kopshtar, blegtor) i lindur.
Sin.: vendës, i vërtetë, i kulluar, i zoti, i aftë.

MËMËDHETAR

MËMËDHETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e do atdheun dhe lufton për të, atdhetar. Mëmëdhetar i flaktë. Mëmëdhetarëdashur!
Sin.: atdhetar, atdhedashës, patriot, vatanli.

NDRITUR

NDRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka ose që lëshon dritë, që shkëlqen; i ndriçuar. I ka sytëndritur.
2. fig., lart. shquhet për veti, cilësi e meritalarta; që është shumë i ngritur e i ditur; i shquar, i shkëlqyer. Atdhetar i ndritur. Mendje e ndritur. FigurandrituraRilindjes Kombëtare. Shembull i ndritur. Faqe e ndritur e historisë.
3. fig., lart. mbështetetdijethella dhe ka synimelarta e të menduara mirë; i lartë e fisnik. Ide të ndritura. Këshillandritura.
4. fig., lart. është i mbushur me gëzim e lumturi, që sjellmira e mbarësi; i shkëlqyer; kund. i errët. Një e ardhme e ndritur e pret. Perspektivandritura. Periudhë e ndritur.
5. si em. Ai që është shquar për veti, cilësi e meritalarta; ai që është shumë i ngritur e i ditur. Të ndriturit e historisë sonë.
Sin.: i ndriçuar, vezullues, i përndritur, i përndritshëm, i ditur, i shkëlqyer, i shquar, i famshëm, i përmendur, i lartë, i lavdishëm, dritëplotë, dritëmadh, famëmadh, zulmëmadh, i ndritshëm, fisnik.
Me *ballëndritur. *Mendje e ndritur lart. Me *mendjendritur (të ndriçuar). Shkroi një *faqendritur (dikush a diçka) libr.

PATREMBSHËM

PATRÉMBSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk trembet; që nuk mundtrembet. Njeri gjakftohtë e i patrembshëm. Atdhetar (luftëtar) i patrembshëm.

PATRIOT

PATRIÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të vet; atdhetar. Patriot i vërtetë (i ndershëm, i shquar, i flaktë). Gjaku i patriotëve. Lufta (përpjekjet) e patriotëve.
2. bised. Ai që ka të njëjtin atdhe me një tjetër; ai që është nga e njëjta krahinë me një tjetër ose me të tjerë; bashkatdhetar. Patriotët tanë jashtë atdheut. Është një patrioti im.
Sin.: atdhetar, bashkatdhetar, atdhedashës, mëmëdhetar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.