Fjalori

Rezultate në përkufizime për “atdheshitës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATDHESHITËS

ATDHESHÍTËS,~E mb., libr. Që nuk e do atdheun, që tradhton interesat e vendit të vet, që u shërben armiqveatdheut të vet për interesangushtë vetjakë; tradhtar. Njeri atdheshitës.

ATDHESHITËS

ATDHESHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT libr., vjet. Ai që tradhton interesat e vendit të vet, ai që u shërben armiqveatdheut të vet për interesangushtë vetjakë. Ai është atdheshitës.

PAATDHE

PAATDHÉ (i, e) mb. 1. Që nuk i dihet atdheu ose që nuk ka asnjë atdhevetin. Njeri i paatdhe.
2. keq. mohon atdheun dhe vepron kundër tij, që nuk ka dashuri për atdheun ose që e ka tradhtuar atdheun. Mercenarëpaatdhe.
Sin.: atdhemohues, atdheshitës.

TRADHTAR

TRADHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bashkohet ose bashkëpunon me armikun në dëm të interesavevendit; ai që del hapur a punon fshehurazi në dëm të interesavevendit; ai që nuk i qëndron besnik çështjesatdheut a të kombit; ai që shkel betimin, ai që tradhton; i shitur. Tradhtarët e vendit (e kombit).
2. Ai që shkel besën a fjalën e dhënë; ai që pret dikëbesë, ai që vepron me pabesi. Tradhtar i mikut të vet. Si tradhtarmënyrëpabesë dhepapritur.
Sin.: i pabesë, besëshkelës, besëshkelë, besëshkalë, besëprerë, besëthyer, besëthyes, besëkeq, besëqen, kobtar, atdhemohues, atdheshitës, shpirtshitur, shërbëtor, vegël, zuzar, renegat, kuisling, kurorëshkelës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.