Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATASHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur atashoj ose kur atashohem.
2. Caktimi ose angazhimi i një personi në detyrën e zyrtarit diplomatik në një përfaqësi diplomatike; të caktuarit e një atasheu.
3. psikol. Lidhje e qëndrueshme emocionale midis fëmijës dhe figurës së vet kryesore të përkujdesjes, që formohet përmes përvojave të përsëritura, duke përcaktuar llojin e marrëdhënieve njerëzore që krijohen gjatë jetës. Atashimi i zhvillohet gjatë fëmijërisë. Teoria e atashimit. Atashimi i sigurt.
ATASH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Caktoj dikë të punojë në një organ, në një institucion ose me një detyrë të posaçme, duke qenë i lidhur me të a i varur prej tij; lidh një ndërmarrje a institucion më të vogël me një organizëm më të madh, duke e vënë në vartësi të këtij. Atashoj pranë kompanisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë