Fjalori

Rezultate në përkufizime për “atëherë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AHERE

AHÉRE ndajf., bised. Atëherë.

ASHTU

ASHTÚ ndajf. 1. Në atë mënyrë (për mënyrën se si kryhet veprimi); si mendohet a si dëshirohet, si është pranuarparë ose si presimjetë. Ashtu sillet. Ashtu thonë. Nuk ecetashtu. Nuk është ashtu. Ashtu e ka bërë. Ashtu deshi. Ashtu duhej. Ashtu u bëftë! Ashtu qoftë! dua me gjithë zemër që të jetë a të bëhet në atë mënyrë.
2. Në po atë mënyrë, në po atë gjendje, njësoj (përdoret si fjalë e bashkëlidhurfjalinë kryesore edhe me lidhëzatjerakrahasime). Ashtu... ashtu... Si... ashtu... Si... ashtu edhe... Ashtu si... ashtu (edhe)... Ashtu si kujtoja, ashtu ju gjeta. Ashtu si ishte, ashtu mbeti.
3. As mirë, as keq, çka, disi; në një farë mënyre, njëfarësoj (zakonishtpërgjigje).
4. Në atë gjendje, si është; aq (për të shënuar shkallën e një cilësie, një veprimi a një gjendjeje; aq mirë, aq bukur, aq keq etj.) E pa ashtushtrirë. Ashtu i zemëruar siç qe. Ashtu siç qe erdhi.
5. Pa ndonjë qëllimcaktuar, pa një pikësynimqartë, kot. Ashtu kot. Ashtu pa dashur. Ashtu vetë. Ashtu ndodhi.
6. Përdoretfillimfjalive pyetëse ose si përgjigje për të shprehur habi a kundërshtim për atë që na kumtohet. Ashtu, ë? Ashtu thua?
7. Siç duhetjetë, shumë mirë, në rregull. Ashtu, shumë mirë! Ashtu, të lumtë! Ashtu, më rrofsh!
8. si fj. ndërm., bised. Përdoretfillimfjalivepërmbyllin një mendim, me kuptimin: kështu, atëherë. Ashtu, u ngrit e hapi derën. Ashtu, foli e u nis.
9. si lidh. Përdoret për të lidhur një fjalivarur krahasore ose mënyrore me fjalinë drejtuese. Fliste ashtu siç kishte folur i ati.
10. si pj., bised. Afërsisht, rreth, pothuajse. Ashtu si nga mbrëmja. Ashtu si dje. Ashtu nga maji.

ASIMOTI

ASIMÓTI ndajf. Në atë kohë, në kohëshkuara. Asimoti jetohej ndryshe. Eh, si ishte asimoti!
Sin.: atëherë, motit, qëmoti, asokohe, asobote, asohere.

ASOBOTE

ASOBÓTE ndajf., krahin. Atëherë, në atë kohë, motit, së lashti. Asobote jetohej ndryshe. Njësoj si asobote.

ASOHERE

ASOHÉRE ndajf. Në atë kohë. Ndodhi asohere.
Sin.: atëherë, asokohe, kryehere, motit, qëmoti, dikur.

ASOKOHE

ASOKÓHE ndajf. Në atë kohë, atëherë, dikur, motit. Asokohe ishin pak.
Sin.: atëherë, asokohe, kryehere, moti, qëmoti, dikur.

ATY

ATÝ ndajf. 1. Në një vendcaktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit; në një vendcaktuar pranë një vendi tjetërnjohur; kund. këtu. këtu deri aty. Aty rri. E ke aty. Po vij aty. Mbeti aty. Po aty.
2. Në po atë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (e përsëriturkryefjalive); kund. këtu. Aty gatuante, aty lante.
3. Përdoretfjalinë kryesore me kuptimin “në atë vend”, kur fjalia e varur fillon me ku, te; atje; kund. këtu. Do të kthehemi përsëri aty ku ishim. U shtri aty ku nuk e zinte era.
4. Rreth asaj kohe, afërsisht në atë kohë, atëherë. Aty nga shtatori. Aty nga dreka. Aty nga ora pesë. Aty nga mesi i natës. Aty lashti. bised. shumë kohëparë. Aty shpejti. bised. ca kohëparë, para pak kohësh. Aty e prapa nga ajo kohë, që atëherë e paskëtaj.
5. Në të njëjtën kohë, po atëherë, herë... herë (e përsëriturkryefjalive). Aty skuqej, aty zverdhej. Aty qante, aty qeshte.
6. Përdoret bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje për të treguarmënyrë më të përcaktuar vendin larg nesh, po afër një vendinjohur, në të cilin është diçka a kryhet një veprim; përdoret para një ndajfoljeje për të përforcuar kuptimin e saj. Aty në dhomë. Aty te muri. Aty brenda. Aty pranë (lart).
Aty për aty menjëherë sa ka ndodhur diçka, po në atë çast; shpejt e shpejt, sakaq; pa e zgjatur fare; flakë për (më) flakë; në flakëpushkës (të agzotit); fill e flakë; zjarr për zjarr. Aty ta kam (fjalën, llafin)! pikërisht për këtë gjë po flas; pikërisht për atë çështje e kam; edhe unë për atë po mendoj. *Leu e mbiu aty (dikush). Aty i rreh *çekani (dikujt). Aty më rri! ndalu në atë çështje, mos u largo nga ajo pikë; ajo ka rëndësi, dole aty ku duhet, e the tamam; këtudua.

ATËHERSHËM

ATËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka qenë atëherë, i asaj kohe. Koha e atëhershme. Jeta e atëhershme. Në kushtet e atëhershme.
Sin.: i asokohshëm, i atëkohshëm, i moçëm, i qëmotshëm, i dikurshëm, i asohershëm.

ATËHERË

ATËHÉRË ndajf. 1. Në një kohëcaktuar në të shkuarën ose në të ardhmen, në atë kohë kur ka ndodhur ose do të ndodhë diçka, jo tashti; në atë çast, në atë kohë; asokohe, motit. atëherë. Deri atëherë. Atëherë u kujtova. Atëherë ia nisën punës. Njësoj si atëherë. Ashtu ishte atëherë. Tash (sot) e atëherë.
2. Në atë rast; kështu, pra (përdoret me kuptim përmbyllës ose për të pyetur se ç’duhet bërë a ç’pritetndodhë). Atëherë, u morëm vesh. Atëherë, ikim. E çfarë, atëherë? Atëherë, ç’thua? Atëherë, shkruaj!
3. Si rrjedhim, si pasojë (përdoretfjalinë kryesore si fjalë e bashkëlidhur, kur në fjalinë e varur ka një lidhëz kushtore). Po të shkosh ti, atëherë do të shkoj edhe unë. Meqë e kuptove gabimin, atëherë po ta fal.
Sin.: asokohe, motit, qëmoti, dikur, asohere, asimoti.

BALANCË

BALÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Peshore. Vë (peshoj) në balancë.
2. spec. Gjendjeprehje e një trupi kur mbiveprojnë forcakundërtabarabarta; ekuilibër. Kur ingranazhi vjenbalancë, atëherë mbiveprojnë forcanjëjta.
3. fig. Masë, mjet a mënyrë për vlerësimin ose për gjykimin e një çështjeje a të një njeriu. Balancë delikate. Peshon (rëndon) në balancë. Nga anon balanca.
4. edhe fig. Peshë e barabartë në dy a më shumë anë; baraspeshë, përpjesëtim i njëjtë i forcave në të dyja anët. Balanca e forcave. Ruan balancën. Krijuan një balancë të re.
Me balancën (me *peshoren, me kandarin) e farmacistit. Shkon nga anon balanca (dikush) shkon nga vlerësohetshumë, nga e gjykon më të drejtë a më të rëndësishme; priret nga anamerr për mbarë. Është balancë (diçka) libr. kërkohet një zgjidhje për diçka, po peshohet; po vendoset për diçka. Vë në balancë (në *peshore) (diçka).

BJESHKË

BJÉSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mal i lartë me kullota verore; alpe. Bjeshkëlarta. Bjeshkë me dëborë. Bjeshkët e Nemuna. Bari i bjeshkës. Ujë bjeshke. Ngjitembjeshkë. Zbritën nga bjeshka. Verojnëbjeshkë. Është si bjeshka është e bëshme e plot shëndet (zakonisht për vajzat). rrojë sa bjeshkët! (ur.). Çaj bjeshke (bot.). Hithër bjeshke (bot.). Lëpjetë bjeshke (bot.). Sapun bjeshke (bot.). Atëherë gjokun trimi e paska shtrënguar, / Në majëbjeshkës trimi paska dalë. (folk.). Na u mbushën bjeshkët, / Me dhen e me shqerra. (folk.). Nuk shtyhet bjeshka me gjoks. (fj. u.).
2. Tokë gurishte e jopjellorevendthepisur; bjeshkëz.
Ma bëri zemrën bjeshkë (*mal) (dikush). Më ra bjeshkakrye e ndjeva veten shumë ngushtë, nuk dija ku të futesha nga turpi, nga një e papritur etj.; më ra çatiakokë; më ra tavanikokë; më ra qielli kokë. *Erë bjeshke. Sheh përtej bjeshke (dikush) sheh larg, është largpamës, parashikon mirë; sheh prapa malit; sheh larg. Ka bjeshkën në shpinë (dikush) e ndien veten shumë keq, është në një gjendjerëndë, ka shumë halle e kokëçarje.

CFUNGJI

CFUNGJÍ,~A f. sh. ~, ~vjet. Syngji; bajonetë, kacaturë. Ushtarët turq bënin luftë me cfungji. Atëherë e kishin zakonkokat ti vinincfungji.

DANE

DÁNE,~T f. vet. sh., krahin. Mbathjegjata; të linjta. Atëherë i kanë pasur danet e gjera.
Sin.: mbathje, të mbathura, brekë, të paana, të linjta, ndërresa.

DEMEK

DEMÉK pj., bised. 1. Përdoret për të shprehur habi ose dyshim ndaj asajthotë dikush. -Demek, ai ishte! - Demek se paske ditur ti! - Demek, s’dashka ai!
2. Përdoret për të përforcuar atë që thuhet, duke shprehur edhe një qëndrim ironik a mospërfillës. - Dembelështë, demek. - Qenka një i pagdhendur ky, demek.
3. Gjoja, kinse. - E bëri, demek, për hatër. - Ia dha, demek, si për mik. - Bënte, demek, sikur s’dinte gjë.
4. si fj. ndërm. Domethënë; pra (përdoret zakonishtfillim të një fjalie për të përmbledhur atë që ka thënë dikushpërpara). - Demek, ne nisemi nesër. - Demek, i mbarovegjitha. - Demek, kështu thua ti!
Sin.: atëherë, kështu, ashtu, pra, gjoja, kinse, domethënë.

DI

DI vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Kam njohuri pak a shumëplota ose të veçanta për diçka, e njoh mirë diçka pasi e kam parë, e kam dëgjuar, e kam studiuar etj.; e kam mësuar diçka, e zotëroj. Di dy gjuhë. E di drejtshkrimin. E di mirë shqipen (frëngjishten, anglishten...). E di mirë rolin. E di zanatin e vet. E di përmendsh (ujë, për fije, në majëgishtave, me sy mbyllur) e di shumë mirë. S’e di si duhet. Aq di, aq bën. Më mirëdish se të kesh. (fj. u.). E di gomari ku e vret samari. (fj. u.). E di mesi se ç'ka thesi. (fj. u.). Njeriu që nuk di, turbullon ujin që pi. (fj. u.). E di mirë se kush është. S’di gjë ende. Se di pse u zemërua. Do të dijë gjithçka. E di gjendjen. Siç e di... S’di ç'të them. S'e di ç'kanë vendosur. Me sa di unë ngadhënat a njoftimetkam unë, nga ç'kam dëgjuar e ç'kam marrë vesh unë. - E di rrugën? - Di ndonjë mënyrë tjetër?

2. Jam i zoti për të bërë diçka, kam aftësitë e shprehitë e nevojshme për t'i dalëkrye një pune (me një foljemënyrën lidhore). Di të lexojë (të shkruajë, të vizatojë). Di të notojë. Di t'i bjerë violinës (çiftelisë, pianos...). Di ta rregulloj (ta ndreq). Di të drejtojë (të udhëheqë). Di të sillet. Di të jetojë. Di të arsyetojë. Di ta përmbajë veten. Nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s'është i aftë t'i shprehë qartë mendimet, mezi flet.

3. Jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë diçka, ia njoh vlerën e rëndësinë, e çmoj; ruaj masën a kufijtë. Di se ç’bën. E di detyrën time. Ia di vlerën. E di vendin tim. E di masën. As vetë s'e di se ç'kërkon. E di, ai ka shumë punë, por... Kur s’e ke një gjë, atëherë ia di kimetin. (fj. u.).

4. E njoh, e kam provuar a e kam përjetuar diçka. S’e di ç’është rakia (duhani). E di ai ç’është varfëria (uria). S’dinte ç’ishin përkëdheljet. S’dintengopur nuk ngopej kurrë.

5. edhe jokal. Jamgjendjekuptoj diçka, marr vesh; kuptoj. Di diçka nga muzika (nga piktura). E bëri pa e ditur. S’ditën nga ikën ikënshpërndarë. -E di ç’të bëj unë?

6. zakon. moh. (edhe me foljen dua). Nuk i nënshtrohem diçkaje a dikujt, nuk pyes për të, nuk e përfill, nuk trembem, nuk thyhem; nuk merrem kurrë me diçka, nuk e bëj asnjëherë diçka. Nuk di ç’është frika nuk ka frikë fare. S’di ç’është rreziku. Nuk di ç'është gënjeshtra nuk gënjen kurrë. Nuk di ç’është pushimi nuk pushon asnjëherë. Nuk do t’ia dijë ngaftohtët (nga shiu, nga dëbora, nga balta). S’donin t’ia dinin. Ku do t'ia dijë ai!

7. Pandeh, kujtoj; besoj; mendoj. E dinin njëri-tjetrinvrarë. E kam ditur njeri me mend. E dinim për njerimirë. Unë kështu e dija.

8. Ngulitmend; mësoj. - Dije mirë. – T’i dish numrat përmendsh. - Dije se ai është shoku im.

Sin.: njoh, çmoj, kuptoj, pandeh, kujtoj, besoj, mendoj, mësoj.

Një *avaz di (dikush). S’di tjetër *avaz (dikush). E di edhe *bufi! (diçka) tall. Ia di (ia njoh) *burmat (dikujt a diçkaje). I di *bytha (dikujt) tall. vulg. Ia di *çarkun (dikujt). Nuk di *fjalë (dikush). Ia di *gjuhën (dikujt). E di Gjoni çfarë ka *trasta (thesi). S’di *këngë tjetër (dikush). Ia di *kimetin (dikujt a diçkaje). Kjo *kockë e di! I di *koka (dikujt). Ia di *kokën (dikujt). S’di *ku të futet (dikush). Nuk di (nuk njeh, nuk ka) *kufi (dikush a diçka). I di *lëkura (dikujt). Ku ta dish? ndoshta, mbase. Di ku *shkel (dikush). E ku di unëmospërf. e të tjeratilla; e plottjera, që s’kanë rëndësi, që s’më interesojnë. E di ç’ke ti? fj. ndërm. përdoret për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka. *Djalli (dreqi) e di (e merr vesh)! bised. Dreqi (*djalli) e di (e merr vesh)! bised. Nuk *do t’ia dijë (dikush a diçka). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo *anë (dikush). E di edhe *lopa (diçka) tall. Nuk di *llafe. Ia di për *të mirë (dikujt). Ia di për *nder (dikujt). Ia di *pirrën (dikujt). I di *rradakja (dikujt) bised. Nuk ia di *skajin (diçkaje). Di ku *shkel (dikush). Ia di mirë *shtegun (shtigjet) (diçkaje). Nuk ia di *tymin (dikujt a diçkaje). Ia di (ia njoh) *vidhat (dikujt a diçkaje). Ia di *vlerën (dikujt a diçkaje). Një *Zot e di!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.