Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATËÇÁSTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që ndodh pikërisht në atë çast, që bëhet menjëherë, aty për aty, në këtë moment. Veprim i atëçastshëm. Ndodhi e atëçastshme. Zakon i atëçastshëm.
✱Sin.: i çastshëm, momental, i menjëhershëm, i atypëratyshëm.
MENJËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që bëhet në çast a aty për aty, që bëhet menjëherë, shpejt e shpejt, pa kaluar kohë. Masa të menjëhershme. Kthesë e menjëhershme. Largim i menjëhershëm. Kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij. Përfshirja e saj do të jetë graduale dhe jo e menjëhershme.
2. Që bëhet në të njëjtën kohë me një tjetër; që bëhet bashkë me të, i përnjëhershëm. Nuk është përgatitur të bëjë lëvizje të tilla të menjëhershme. U bënë lëvizje (arrestime) të menjëhershme. U organizua një sulm i menjëhershëm nga të gjitha anët.
✱Sin.: i përnjëhershëm, i atypëratyshëm, i atëçastshëm, i njëkohshëm, i njëhopshëm, i pandërmjetshëm, i pandërmjetëm, i drejtpërdrejtë, i vetëtimtë, i vetëtimshëm, urgjent, i rrufeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë