Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VIGJÍLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET (zakonisht me parafjalën në) 1. fet. Darka a nata e një feste fetare. Në vigjiljen e Pashkëve. Në vigjilje të festës së Bajramit. Vigjiljet e Krishtlindjeve janë momenti për t'u ndalur dhe reflektuar mbi gjithçka që vërtet ka rëndësi.
2. fet. Përgatitja e besimtarit natën para një feste të rëndësishme fetare, që konsiston në pendesë, në qëndrimin në lutje gjatë gjithë natës dhe në agjërim ose në ngrënien e një diete të kufizuar (zakonisht në kishat e krishtera. Më pas mbajtën një vigjilje lutjeje gjatë gjithë natës në kishë. Thërrisnin Zotit në fillim të çdo vigjiljeje.
3. Dita a nata që i paraprin menjëherë një feste. Në vigjilje të motmotit të ri. Në vigjilje të Vitit të Ri. Në vigjilje të natës së Ditës së Verës. Në vigjilje të festave të mëdha të 28 dhe 29 nëntorit.
4. Periudha kohore që i paraprin afrimit të një ngjarjeje a fillimit të një kohe të caktuar, prag. Në vigjiljen e bërjes së marrëveshjeve të tjera. Në vigjilje të lëvizjes së protestave për të drejta e liri. Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas. Në vigjilje të shek. XVII. Në vigjilje të epokës së Rilindjes. Në vigjilje të kryqëzatave. Në vigjilje të sezonit veror. Ata patën shëtitur gjatë bashkë në vigjilje të dasmës. U takuan në vigjilje të vizitës së tij në Tiranë. Luheshin shpesh takime miqësore mes skuadrash të ndryshme në vigjilje të ndeshjeve zyrtare në kampionat. Në vigjilje të këtyre ndryshimeve, por edhe gjatë tyre, ai shfaqej si strumbullar i të gjitha veprimeve.
5. Një natë e kaluar pa gjumë. Shumë persona kanë shprehur pikëllimin e tyre, janë mbajtur edhe vigjilje nëpër qytete të ndryshme. Qindra qytetarë u mblodhën në një vigjilje me qirinj për të nderuar viktimat.
6. let. Nata e ruajtjes së një personi që është duke ndërruar jetë ose e të vdekurit para varrimit të tij. Kjo vigjilje vdekjeje zgjati gjatë gjithë natës, deri në mëngjes.
7. hist. Në Mesjetë, nata që kalorësi aspirues kalonte në lutje para ditës së pranimit zyrtar të tij.
8. hist. Në sistemin ushtarak romak, roja e natës; kohëzgjatja e turnit të rojës së natës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë