Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASPIRÍM,~I m. 1. Dëshirë e madhe për të arritur diçka. Aspirim për postin e kryeministrit. Aspirim për të studiuar mjekësinë.
2. mjek. Procesi i thithjes ose i largimit të lëngjeve, të gazrave ose të lëndëve të tjera nga trupi i njeriut përmes një pajisjeje thithëse ose një aspiratori, që përdoret në situata të ndryshme mjekësore. Aspirimi i rrugëve të frymëmarrjes. Aspirim diagnostik. Aspirimi kirurgjikal. Proces i aspirimit. Pajisje e aspirimit. Kreu procedurën e aspirimit. Aspirimi me gjilpërë për të marrë mostra tumorale.
3. gjuh. Frymëtim; shqiptimi i disa bashkëtingëlloreve i shoqëruar ne një rrymë të lehtë ajri. Aspirim i brendshëm. Aspirim nistor.
4. tek. Thithja e ajrit ose e gazrave në një sistem ose në një pajisje si në rastin e motorëve me djegie të brendshme, ku ajri aspirohet në cilindrat e motorit për t’u përzier me karburantin. Procesi i aspirimit të ajrit.
✱Sin.: përpjekje, përkushtim, dëshirë, qëllim, synim, mëtim, gjakim, aspiratë.
►ASPIR/ÓHET jovep., ~ÚA (u) ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Dëshirohet, synohet, pretendohet. Aspirohet të realizojmë një investim. Aspirohet të arrijnë fitore.
2. mjek. Thithet, përthithet, nxirret lëng, gaz ose lëndë tjetër nga trupi i njeriut përmes një pajisjeje thithëse ose me aspirator, në situata të ndryshme mjekësore. Nga mushkëritë u aspirua ujë. Aspirohet një trup i huaj nga veshi i një fëmije.
✱Sin.: dëshirohet, synohet, pretendohet, thithet, përthithet, nxirret, hiqet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë