Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASNJANËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Të qenët asnjanës, gjendja e atij që nuk mban anën e asnjërës palë në një mosmarrëveshje, grindje, kundërshtim, proces, vlerësim, garë etj. E shoh punën me asnjanësi. Ruan asnjanësinë.
2. Gjendje ose politikë e një shteti, që nuk merr pjesë në një luftë, duke mbajtur të njëjtin qëndrim kundrejt vendeve ndërluftuese ose blloqeve ushtarake; të qenët i paanshëm dhe i papërfshirë me palët në një konflikt. Asnjanësi e armatosur. Politika e asnjanësisë. Ruaj asnjanësinë. Shpall (shkel) asnjanësinë. Burgoset për asnjanësi. Asnjanësi klimatike. Asnjanësi e dobët.
✱Sin.: paanësi, asnjanshmëri, neutralitet.
PAANËSÍ,~A f. 1. Të qenët i paanshëm në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave; qëndrim i drejtë dhe i paanshëm, që nuk ndikohet nga ndonjë paragjykim a paramendim; kund. anësi. Paanësi e plotë. E gjykoi (e vlerësoi) me paanësi.
2. Të qenët shumë i gjerë e i paanë, hapësira e paanë që na rrethon, pafundësi. Paanësia e gjithësisë. Paanësia e shkretëtirave. Humbet në paanësi.
✱Sin.: paanshmëri, paanësim, asnjanësi, asnjanshmëri, objektivitet, parimësi, pafundësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë