Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASNJANËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë asnjanës, i paanshëm; që është asnjanësuar.
✱Sin.: i asnjanshëm, i asnjanët, i paanshëm, i paanësuar, i neutralizuar.
ASNJANËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që asnjanësohet ose që mund të asnjanësohet.
✱Sin.: i asnjanshëm, i paanshëm, i paanësueshëm, i asnjanët, i neutralizueshëm.
PAÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk i del krah një tjetri pa të drejtë, që nuk i mban anën asnjërës palë; që gjykon me paanësi; kund. i njëanshëm. Njeri i paanshëm. Gjykatës i paanshëm. U tregua i paanshëm. Mision i paanshëm. Proces zgjedhor i paanshëm.
2. Që i paraqit gjërat ashtu siç janë, që nuk është nisur nga paramendimet, nga paragjykimet ose nga interesat vetjak; objektiv; kund. i njëanshëm. Qëndrim i paanshëm. Mendim (gjykim) i paanshëm. Për një gazetari (për një medie) të paanshme. Hetim i paanshëm parlamentar.
✱Sin.: i paanë, asnjanës, i asnjanshëm, i paanë, objektiv.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë