Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASNJANSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Asnjanësi, paanësi, neutralitet. Asnjanshmëria e tij. Asnjanshmëria e shtresës intelektuale.
ASNJANËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Të qenët asnjanës, gjendja e atij që nuk mban anën e asnjërës palë në një mosmarrëveshje, grindje, kundërshtim, proces, vlerësim, garë etj. E shoh punën me asnjanësi. Ruan asnjanësinë.
2. Gjendje ose politikë e një shteti, që nuk merr pjesë në një luftë, duke mbajtur të njëjtin qëndrim kundrejt vendeve ndërluftuese ose blloqeve ushtarake; të qenët i paanshëm dhe i papërfshirë me palët në një konflikt. Asnjanësi e armatosur. Politika e asnjanësisë. Ruaj asnjanësinë. Shpall (shkel) asnjanësinë. Burgoset për asnjanësi. Asnjanësi klimatike. Asnjanësi e dobët.
✱Sin.: paanësi, asnjanshmëri, neutralitet.
ASNJANËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Asnjanësi, neutralizim. Asnjanësimi i veprimtarisë së dikujt. Asnjanësimi i ndikimit. Asnjanësimi i zjarrit të armikut. Zbatohen fushata për asnjanësimin e qenve. Asnjanësimi i materialeve dhe i mjeteve. Asnjanësimi i acidit me një bazë. Reaksionet e asnjanësimit. kim.
NEUTRALITÉT,~I m., libr. Të qenët neutral, asnjanësi. Neutraliteti i gjyqtarit. Neutralitet në politikën e jashtme. Neutralitet formal. Neutralitet i dyshimtë.
PAANËSÍ,~A f. 1. Të qenët i paanshëm në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave; qëndrim i drejtë dhe i paanshëm, që nuk ndikohet nga ndonjë paragjykim a paramendim; kund. anësi. Paanësi e plotë. E gjykoi (e vlerësoi) me paanësi.
2. Të qenët shumë i gjerë e i paanë, hapësira e paanë që na rrethon, pafundësi. Paanësia e gjithësisë. Paanësia e shkretëtirave. Humbet në paanësi.
✱Sin.: paanshmëri, paanësim, asnjanësi, asnjanshmëri, objektivitet, parimësi, pafundësi.
PAQËSÓR,~E mb. 1. Që e do paqen dhe lufton për ta mbrojtur e për ta ruajtur atë, paqedashës. Vend paqësor.
2. Që nuk përgatitet për të sulmuar ose nuk kërcënon ndonjë vend a popull tjetër. Shtet paqësor.
3. Që synon të ruajë e të forcojë paqen, që nuk ka qëllime agresive; që mbështetet në marrëdhëniet e mira e miqësore ndërmjet vendeve e popujve, që nuk niset nga lufta e dhuna. Politikë paqësore. Qëllime paqësore. Marrëdhënie paqësore. Zgjidhje paqësore. Me mjete paqësore. Zgjidhje paqësore e mosmarrëveshjeve (dipl.). Asnjanësi paqësore (dipl.).
4. keq. Që është kundër revolucionit e dhunës.
5. Që bëhet në kushtet e paqes; që lidhet me një gjendje paqeje e pune ndërtimtare. Jetë paqësore. Në kushte paqësore.
6. Që lidhet me nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe ndërmjet shteteve a palëve ndërluftuese, që bëhet për t’i dhënë fund luftës. Bisedime paqësore.
7. Që nuk synon të grindet a t’u bjerë më qafë të tjerëve, i urtë e i qetë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri paqësor. Me frymë paqësore. Me karakter paqësor.
✱Sin.: paqedashës, i urtë, i qetë, i pasherr, pajtues, joluftënxitës, i padhunë, i padhunshëm, miqësor, dashamir, i bindur.
PSEUDOASNJANËSÍ,~A f. Asnjanësi e rreme, të hequrit si asnjanës. Pseudoasnjanësia e disa shteteve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë