Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIDÍSËS,~E mb. 1. Që ndodhet në mes, i ndërmjetëm. Në territorin midisës të vendlindjes. Orë të tëra pritjeje në destinacionet midisëse. Ishte në një zonë midisëse. Koha midisëse: as jetë, as vdekje.
2. Që mban qëndrim të ndërmjetëm. Prej çdokujt kërkohet që të mos jetë midisës, dykahësh e askahësh.
3. Që ka tipare të përbashkëta nga dy llojeve a dy gjinive të ndryshme, por nuk i përket asnjërës prej tyre, hibrid, manush, hermafrodit, i midistë.
✱Sin.: i mesëm, i ndërmjetëm, hibrid, manush, hermafrodit, i midistë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë