Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASISTÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Ndihmë që jepet nga individë, organizata, institucione shtetërore, shoqata humanitare për të mbështetur njerëz a grupe në nevojë; ndihmë që i jepet një shteti, një institucioni, një biznesi, një ndërmarrjeje si përkrahje për t’u zhvilluar (mbështetje financiare, mbështetje materiale, mbështetje ekonomike, mbështetje intelektuale, mbështetje mjekësore etj.). Asistencë financiare. Asistencë praktike. Asistencë mjekësore. Asistencë komunikacioni. Asistencë sociale.
✱Sin.: ndihmë, mbështetje, përkrahje, mbikëqyrje, shërbim, kujdes.
KOMPENSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Plotësim i çmimit të një objekti të shtrenjtë nga ana e shtetit a nga ana e një institucioni të sigurimeve shoqërore për të ndihmuar pensionistët, invalidët, njerëzit në nevojë etj.; asistencë. Kompensimi i pensionistëve me ilaçe.
2. Dëmshpërblim. Kompensim i dëmeve. Mora si kompensim një shpërblim të vogël.
✱Sin.: asistencë, dëmshpërblim.
NDÍHM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Diçka që bëjmë në dobi të dikujt, i cili ka një nevojë, është në gjendje të vështirë ose në një rrezik; përkrahje, mbështetje. Ndihmë e madhe (e çmueshme). Ndihmë juridike (drejt.) ndihmë financiare e dhënë nga shteti për individët, burimet e të cilëve janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet që lidhen me procedurat ligjore. Ndihmë e ndërsjellë ndihmë që i japin dy palë njëra-tjetrës. Ndihmë pa interes. Traktat miqësie dhe ndihmë reciproke. Kërkon (lyp) ndihmë. Jep ndihmë. Merr ndihmë. Thërres në ndihmë. I shkoi në ndihmë dikujt e ndihmoi.’
2. Sasi mjetesh të ndryshme që i japim dikujt, i cili ka nevojë të kryejë një punë ose të përballojë një vështirësi; trupa ushtarake ose mjete, që i dërgohen një tjetri për të vazhduar luftën; përforcime. Ndihmë financiare (drejt.) mbështetje ekonomike që i akordohet një personi në përputhje me ligjet në fuqi, për ta ndihmuar atë që të përballojë vështirësitë financiare. Ndihmë financiare (fin.) mbështetje ekonomike që i jepet një personi, një organizate, një shteti etj., shpesh në formën e një donacioni monetar ose e një kredie, për ta ndihmuar atë të arrijë qëllime të caktuara ose të përballojë vështirësitë financiare. Ndihmë materiale (drejt.) mbështetje konkrete dhe fizike që i ofrohet një personi, shpesh në kontekstin e ndihmës ose të mbështetjes. Ndihma humanitare. Ndihmë ushtarake. Ndihmë bujare. Ndihma në të holla. Ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti. I dërgoi ndihma. Mblodhën ndihma. Erdhi ndihma.
3. mjek. Tërësia e veprimeve, që bëhen për të ndihmuar një të sëmurë ose për të mjekuar një plagë. Ndihmë mjekësore. Ndihma e parë mjekimi i parë që i bëhet një njeriu që sëmuret papritur ose që pëson një fatkeqësi. Ndihma e shpejtë veprimtari për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në rastet kur nuk mund të pritet dhe për t’i dërguar të sëmurët menjëherë në një qendër mjekimi.
4. bised. Njeri që ndihmon për të bërë një punë a për t’i lehtësuar barrën dikujt; ndihmës. Iu bë ndihmë. Nuk kishte ndonjë ndihmë në shtëpi. Me ndihmën e... me anën e, nëpërmjet, me. ✱Sin.: ndihmesë, përkrahje, dorë, hir, shikim, mbështetje, shpëtim, përforcim, favor, asistencë, ndërhyrje, mjekim, ndihmës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë