Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ashpëruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHPËRSUAR

ASHPËRSÚAR (i, e) mb. 1. është bërë më i mprehtë e më i rëndë, që është bërë më i ashpër; i acaruar. Marrëdhënie të ashpërsuara. Gjendje e ashpërsuar.
2. I ashpëruar1,2.
Sin.: i egërsuar, i vrazhdësuar, i zemëruar, i keqësuar, i përkeqësuar.

ASHPËRUAR

ASHPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që i është bërë sipërfaqja e ashpër, që është plasaritur. Duar të ashpëruara. Fytyrë e ashpëruar.
2. I zemëruar keq, i egërsuar me dikë, që është bërë më i rreptë e i vrazhdë. Erdhi i ashpëruar. Me zë të ashpëruar.
3. I ashpërsuar1. Gjendje e ashpëruar. Marrëdhënie të ashpëruara.

ÇETINË

ÇETÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Pinus nigra) Pishë e zezë, borigë. Pyll çetine. Mal me çetinë. Çetinë e zezë harmoç.
2. fig., vet. sh. Flokëashpëruar e të ngritur përpjetë. Kreh çetinat. Kap për çetinash. I janë bërë flokët çetina.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.