Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASHPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III E bën sipërfaqen të ashpër, e plasarit, e egërson. Të ashpëron duart. Ashpëroi dyshemenë.
2. fig. E bëj më të ashpër, më të rreptë; e bëj më pak të ndjeshëm. E ashpëroi jeta. Ia ashpëroi zemrën. Ia ashpëroj plagën.
3. Ashpërsoj1. I ashpëroi punët. Ashpëruan miqësinë.
ASHPËRS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të mprehtë e më të rëndë, e bëj më të ashpër, acaroj. Ashpërsoj luftën. Ashpërsoi kundërthëniet (marrëdhëniet). Ashpërsoi gjendjen (krizën). Ashpërsoj fjalët. Ashpërsoj sjelljen.
2. Ashpëroj1, 2. I ashpërson duart.
3. vet. v. III E bën më të ftohtë, më të ashpër (klimën). Dimri ashpërsoi motin.
✱Sin.: acaroj, keqësoj, përkeqësoj, egërsoj, zemëroj, tendos.
VRAZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të vrazhdë sipërfaqen e diçkaje, e ashpërsoj. Të ftohtët ia vrazhdoi lëkurën. Ia vrazhdoi sipërfaqen. Gëlqerja ia vrazhdoi duart.
2. E bëj dikë të sillet vrazhdë; e ashpërsoj. E vrazhdoi jeta. Ia vrazhdoi shpirtin.
✱Sin.: ashpërsoj, ashpëroj, vrazhdoj, acaroj, egërsoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë