Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ashkëlohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHKËLIM

ASHKËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ashkëloj ose kur ashkëlohet një dru, një metal etj.
2. Nxjerrje e ashklave nga punimi i drurit a i metalit.
Sin.: çikëlim, cokëlim, ciflim, spirrim, zdrugulina.

ASHKËLOHET

ASHKËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet ashkla, çahet (druri), spirrohet, copëtohet. Ky dru ashkëlohet lehtë. S’ashkëlohet dot cungu.
2. pës. e ASHKËLÓJ.
Sin.: ashkëtohet, çikëlohet, cokëlohet, ciflohet, spicoset, tishkohet, zdrugohet.

ASHKËLUESHËM

ASHKËLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. mundashkëlohet, që ashkëlohet; kund. i paashkëlueshëm.

ASHKËTOHEM

ASHKËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Ashkëlohet. Ashkëtohet druri. Qarri ashkëtohet lehtë.
2. fig., vetv. Çahem, copëtohem (prej mërzisë), më plas zemra. U ashkëtua e tëra.
3. pës. e ASHKËTÓJ.

BJEZGOHET

BJEZG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet ashkla, ashkëlohet. Dru që bjezgohet.
2. pës. e BJEZGÓJ.

CIFLOHET

CIFL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I hiqet diçkaje një cifël, dëmtohet a thyhetdisa cifla. Ciflohen enët.
2. pës. e CIFLÓJ.
Sin.: cifloset, skërfitet, leskërohet, ceflohet, ashkëlohet.

CIKËLOHEM

CIKËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Stërpikem me ujë, me baltë etj., spërkatem.
2. vetv. vet. v. III Ciflohet diçka, cifloset, ashkëlohet.
3. pës. e CIKËLÓJ.

COKËLOHET

COKËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Copëtohetdisa ashkëla, ashkëlohet.

SPICOSET

SPICÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Ndahetspicaholla (për dru etj.), ashkëlohet. Pema u spicos nga druvarët.
2. pës. e SPICÓS. U spicosëngjitha trungjet e voglasollën druvarët.
Sin.: ashkëlohet, copëtohet.

SPIRROHET

SPIRR/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. Thyhetcopavogla; bëhet copë e thërrime, copë-copë. U spirrua e gjithë dritarja nga goditja e fortë.
2. Çahet ashkla-ashkla; ashkëlohet. Ishte spirruar gjithë turra e druve.
3. fig. Ngjiret. U spirrua duke qarë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.