Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASHIKËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ashikëri, dashuri, dashuriçkë. Ai nuk i lë ashikërimat.
DASHURÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngushtë me dikë a me diçka dhe që të bën ta duash me gjithë zemër e të mos kursesh asgjë për të; miqësi e thellë dhe e çiltër; ndjenjë pëlqimi, dashamirësie të përzemërt e adhurimi për dikë a për diçka; kund. urrejtje. Dashuri prindërore (vëllazërore). Dashuri e madhe (e thellë, e çiltër, e vërtetë, e zjarrtë, e flaktë). Dashuria e nënës. Dashuria për atdheun. Dashuria për fëmijët (për prindërit). Dashuria për shokun. Pres (përcjell) me dashuri. Përqafoj me dashuri. I fliste (e dëgjonte, e vështronte) me dashuri. Dashuria e bashkimi i mëmëdhetarëve bie dashurinë e mëmëdheut (fj. u.) Ku ka sinqeritet, ka dashuri e muhabet. (fj. u.). Dashuria e shumtë e ka hidhërimin afër.(fj. u.).
2. Ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër, që lind në zemrat e dy njerëzve dhe që i bën ta duan me gjithë shpirt e ta adhurojnë njëri-tjetrin; ndjenjë e madhe dhe e fuqishme që ushqen dikush për një njeri tjetër. Dashuri e pastër (e dëlirë, e çiltër, e zjarrtë, e fshehtë, e heshtur). Dashuri e pafat. Dashuria e parë. Dashuri bashkëshortore. Ndjenjë dashurie. Këngë dashurie. Letër dashurie. Zjarri (vrulli) i dashurisë. Ndien dashuri për dikë. Hodhi (shtiu) dashuri. Ra në dashuri. I shfaqi dashurinë. I këndon dashurisë. Digjet (vuan) nga dashuria. U martuan me dashuri. Dashuri pa zemërim nuk ka. (fj. u.). Dashuria e mund frikën. (fj. u.).
3. Prirje e brendshme drejt diçkaje që na tërheq, që na pëlqen shumë e pas së cilës jepemi me dëshirë e kënaqësi të veçantë. Dashuria për punën. Dashuria për artin (për muzikën, për shkencën). Punon me dashuri.
4. euf. Marrëdhënie seksuale. Bënë dashuri.
5. kryes. keq. Lakmi. Dashuria për lavdi (për para).
6. bised. Njeriu që dashurojmë, i dashur. Dashuria e parë. - Ku je, dashuria ime!
✱Sin.: dëshirë, dashje, sevda, merak, ashikëri, lakmi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë