Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASFIKSÚES,~E mb. Që shkakton asfiksim ose që ka mundësi të shkaktojë asfiksi; lëndë, mjedis, gjendje, veprim që mund të shkaktojë asfiksi, që mund të kufizojë frymëmarrjen e një a më shumë personave duke rrezikuar jetën e tyre. Gaz asfiksues. Mjete asfiksuese. Mjedis asfiksues.
✱Sin.: frymëzënës, mbytës, ngulfatës.
MBÝTËS,~E mb. 1. Që të zë frymën, që të mbyt, që të asfikson. Gaz (lëng) mbytës.
2. Që përdoret për të mbytur një kafshë a kandërr; vrasës. Enë mbytëse.
3. Që është i ashpër, pa lëng e mezi kapërcehet, që të mbetet në fyt (për disa pemë). Dardhë (hurma) mbytëse. Vadhëza (gorrica) mbytëse. Mos janë mbytëse?
4. fig. Që të zë frymën, që të mbyt. Vapë (zagushi, lagështi, mjegull) mbytëse. Pluhur mbytës. Në zhegun mbytës. Afsh mbytës.
5. fig. I mbushur me një ndjenjë a gjendje emocionale që të merr frymën, shumë i fortë, shumë i madh. E pushtoi një dhimbje mbytëse. Pa një shpresë midis pikëllimit mbytës të atyre ditëve. Një mllef mbytës i shtrëngonte gjoksin.
6. fig. Që s’të lë të shkosh përpara, që të shtyp; që ngushton ose kufizon lirinë a veprimtarinë e dikujt; që pengon zhvillimin e lirë të diçkaje; shtypës, frenues. Mjedis mbytës. Atmosferë mbytëse. Qëndrim mbytës. Arrogancë (mospërfillje, trysni) mbytëse. Përpjekje mbytëse të iniciativës së lirë.
✱Sin.: asfiksues, frymëzënës, vrasës, i zagushishëm, i fortë, i madh, shtypës, frenues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë