Fjalori

Rezultate në përkufizime për “asfiksohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASFIKSOHEM

ASFIKS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. ndalet frymëmarrja, më zihet fryma, ngulfatem, mbytem. Asfiksohem në ujë.
2. pës. e ASFIKSÓJ. U asfiksua nga mungesa e oksigjenit. Asfiksohem nga tymi i zjarrit.
Sin.: mbytem, ngulfatem.

MBYTEM

MBÝT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vdes ngaqëzihet fryma, kur më shtrëngojnë fort grykën, kur s’ka ajër, kur jam i zhytur brenda në ujë etj.; vet. v. III ngordh ngaqë i zihet fryma, kur i shtrëngojnë fytin, kur është e zhytur në ujë etj. (për kafshët). U mbyt një njeri. U mbytën dy dhi. U mbytlumë (në pus). Ndihmë, se u mbyt!
2. vetv. Mezi marr frymë a mezi e kapërcej ushqimin ngaqëpengon diçka në fyt. I shkoi uji (buka) ters dhe u mbyt.
3. vetv., vet. v. III Fundoset (për një mjet lundrimi etj.); zhytet krejt në ujë a në një lëng tjetër. U mbyt anija (lundra, trapi). U ça dhe u mbyt.
4. vetv., vet. v. III Mbulohet krejt me ujë a me diçka tjetër, përmbytet. U mbytën arat. U mbyt oborribaltë. U mbyt në lot (në djersë).
5. fig., vetv., vet. v. III Mbushet plot me diçkavjen a del me shumicë, përmbytet; edhe veta I kam diçka me shumicë ose me tepri. U mbyt tregu me pemë. U mbytëm me portokalle.
6. fig., vetv. Kam shumë punë, detyrime etj. sa s’i mbaj dot; jam shumë i zënë me diçka. U mbytënpunë. U mbytën me mbledhje. Ishte mbyturborxhe. U mbyt duke mësuar mëson shumë e pa pushim. Ku të mbytem? (s’kam ku të mbytem) s’kam ku të futem, s’di ku të vete që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një turp etj.
7. fig., vetv. Zhytem, futem thellë. U mbytmendime.
8. fig., vetv., vet. v. III Shuhet, fashitet, s’duket a s’ndihet më. U mbyt zhurma. Iu mbyt shkëlqimi.
9. pës. e MBYT.
Sin.: prridhem, furem, vritem, therem, fundosem, mekem, asfiksohem, përmbytem, shtypem, shuhem, fikem, fashitet, asgjësohet, mposhtem, nënshtrohem, ngopet, dendet, dërrmohem, mundohem, zhytem.
I janë mbytur *gjemitë (dikujt) iron. Mbytet në *va (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.