Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASFIKSÍ,~A f. 1. mjek. Vështirësim ose ndalim i frymëmarrjes nga mungesa e ajrit me oksigjen; humbje e vetëdijes si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose për shkak të mungesës së oksigjenit ose sasive të tepërta të dyoksidit të karbonit; vdekje (mbytje, ngulfatje) nga frymëzënia. Trajtimi i asfiksisë. Vdiq nga asfiksia. Asfiksi e frytit. Asfiksi e të porsalindurit.
2. fig. Ndërprerje a vështirësi e madhe që krijohet në një degë prodhimi dhe që pengon zhvillimin e lirë të saj. Asfiksi e biznesit.
✱Sin.: frymëzënie, mbytje, ngulfatje, asfiksim.
ASFIKSÚES,~E mb. Që shkakton asfiksim ose që ka mundësi të shkaktojë asfiksi; lëndë, mjedis, gjendje, veprim që mund të shkaktojë asfiksi, që mund të kufizojë frymëmarrjen e një a më shumë personave duke rrezikuar jetën e tyre. Gaz asfiksues. Mjete asfiksuese. Mjedis asfiksues.
✱Sin.: frymëzënës, mbytës, ngulfatës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë