Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bujq. 1. Procesi i nxjerrjes dhe i rimbjelljes së fidanëve me dorë ose me makinë artisëse nga farishtet në kopshte, në fusha ose në serra; shpërngulje e rasatit; ndërrim a mbjellje e fidanëve. Artisja e fidanëve.
2. biol., bot. Shartimi i qelizave, i indeve ose i organeve që merren nga një pjesë e trupit të një individi ose të një bime për ta vendosur në një tjetër; transplantim. Artisje e lëkurës së djegur.
MBJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbjell ose kur mbillet diçka. Mbjellja e të lashtave. Mbjellja e misrit (e orizit, e pambukut). Mbjellja e patateve (e domateve, e patëllxhanëve, e qepëve, e hudhrave). Mbjellja e luleve. Mbjellja e hamulloreve.
2. kryes. sh. Puna që bëhet për të mbjellë farën a një bimë; mënyra që përdoret për të mbjellë; të mbjellat. Mbjellje e dendur (e hapët). Mbjellje me fole katrore (bujq.). Mbjellje (me rreshta të ngushtë). Mbjellje kryq.
3. kryes. sh. Koha kur mbillen drithërat dhe të gjitha punët që bëhen për t’i mbjellë këto, të mbjellat. Mbjelljet e hershme (e vona). Mbjelljet e pranverës (e verës, e vjeshtës). Stina e mbjelljeve. Përgatitja e tokës para mbjelljeve. Përfunduan mbjelljet.
4. Transplant i rrënjëve të forta e të shëndetshme të flokëve të vetë pacientit në zonën që ka rënie floku. Klinikë që bën mbjellje të flokëve.
✱Sin.: artisje, përhapje, futje, mbëltim, të mbjella.
NDËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ndërroj diçka ose kur ndërrohem. Ndërrimi i emrit. Ndërrim kombësie. Ndërrimi i stinëve. Ndërrimi i viteve. Ndërrimi i ngjyrës. Ndërrimi i rrobave. Ndërrimi i drejtimit. Ndërrim i qeverive. Ndërrim pozitiv i situatës. Ndërrimi i rojave. Shitje me ndërrim. Ndërrim i radhës së diskutimeve. Ndërrim i turneve. Pjesë ndërrimi (tek.) pjesë që mbahen mënjanë për të zëvendësuar pjesët që dalin jashtë përdorimit në një makinë.
✱Sin.: riveshje, zëvendësim, shmangie, ndryshim, ndërresë, këmbim, rënie, shkëmbim, këmbesë, zëvendësim, artisje, dallim.
TRAPIANTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Artisje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë