Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGUMENTÚES,~E mb. Që ka argumente, që argumenton; që jep dëshmi e prova për një qëndrim të caktuar. Fjalë argumentuese. Shkrim argumentues. Prova argumentuese.
✱Sin.: dëshmues, provues, vërtetues, faktues, arsyetues, sqarues.
ARGUMENTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të argumentohet ose që mund të dëshmohet mirë me prova. Përfundim i argumentueshëm. Qëndrim i argumentueshëm.
✱Sin.: dëshmues, provues, vërtetues, faktues arsyetues, sqarues.
ARSYETÚES,~E mb., libr. 1. Që ka aftësi e shkathtësi të arsyetojë; që përdor arsyen, që arsyeton a logjikon. Qenie arsyetuese.
2. Që përmban arsyet e diçkaje, që shpjegon një vendim a një veprim. Propozim arsyetues. Pjesa arsyetuese. Masa arsyetuese. Përmbyllje arsyetuese.
✱Sin.: logjikues, përligjës, shpjegues, sqarues, motivues, argumentues, faktues, i arsyetueshëm, justifikues, racionalizues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë