Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARSYETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shprehje e qartë dhe e bindshme e argumenteve dhe e arsyeve për qëndrimin a vendimin e marrë. Arsyetim ligjor. Gjykatësi paraqiti arsyetimin e tij. Arsyetim objektiv. Arsyetim logjik. Bindshmëria e arsyetimit. Vërtetësia e arsyetimit. Struktura e arsyetimit.
2. Varg mendimesh e gjykimesh të parashtruara në mënyrë logjike për të shpjeguar diçka ose për të arritur një përfundim. Arsyetim i plotë. Arsyetim i pranuar. Logjika e arsyetimit.
3. Shkak, arsye që sillet për të përligjur diçka; fletë, dëshmi, dokument, që shërben për të përligjur një mungesë, një veprim. Arsyetim me shkrim. Arsyetim me dëshmi.
4. Veprimi kur arsyetoj ose kur arsyetohem për diçka. Arsyetim i drejtë (logjik, i shëndoshë). Arsyetim i cekët. Arsyetim deduktiv (induktiv). Arsyetimi i mungesave (i veprimeve). Forca (logjika) e arsyetimit.
✱Sin.: arsye, shkak, faktim, dëshmim, dokumentim, shpjegim, sqarim, argumentim, justifikim.
►ARSYET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Parashtroj arsyet për të përligjur një veprim timin, paraqit shkaqet që më kanë shtyrë në një veprim, shpjegohem; mbroj një qëndrim, një vendim, një veprim duke përdorur logjikën dhe argumentet e mbështetura në fakte. Arsyetohem me dëshmi. Arsyetohem gojarisht (me shkrim). U arsyetua logjikshëm.
2. pës. e ARSYETÓJ.
✱Sin.: mendohem, shpjegohem, sqarohem, mbrohem, justifikohem.
►PËRLÍGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. E nxjerr veten të pafajshëm dhe pa përgjegjësi për diçka; provoj se kam vepruar me të drejtë a i shtyrë nga shkaqe të pranueshme; arsyetohem, justifikohem. Përligjej me (pa) të drejtë.
2. vetv., vet. v. III Është në përputhje a në pajtim me diçka, del në mënyrë të ligjshme prej saj, i përgjigjet diçkaje. Titulli përligjet plotësisht.
3. pës. e PËRLÍGJ.
✱Sin.: justifikohem, arsyetohem, ligjësohet, ligjërohet, shenjtërohem, motivohem, shfajësohem, pajtohem, përputhem, shpërblehem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë