Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARSIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon në fushën e arsimit, duke dhënë mësim në shkollë; mësimdhënëse, mësuese ose pedagoge. Arsimtare e zellshme. Arsimtare e gjuhës shqipe. Përgatitja e arsimtareve për garën e nxënësve u lavdërua.
✱Sin.: arsimuese, mësuese, mësimdhënëse, profesore, pedagoge, edukatore.
EDUKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punonjëse edukimi në kopshtet e në çerdhet e fëmijëve; ajo që merret me edukimin e parashkollorëve; punonjëse e arsimit parashkollor. Edukatorja e kopshtit (e çerdhes). Edukatorja ime e parë. Edukatore me përvojë pune.
2. Ajo që merret me edukimin e dikujt (zakonisht të fëmijëve dhe të nxënësve); arsimtare, mësuese, mentore. Edukatore e brezit të ri.
✱Sin.: edukuese, mësuese, arsimtare, mentore.
MËSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që jep mësim në një shkollë nëntëvjeçare a të mesme; arsimtare; mësimdhënëse. Mësuesja e klasës së parë. Bëj konsultë me mësuesen e matematikës (të gjuhës).
✱Sin.: mësimdhënëse, arsimtare, dhaskale, dhaskaleshë, profesore, shkollare, edukatore.
PEDAGÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET ars. Ajo që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialiste për pedagogji; mësuese në një shkollë të lartë; titulli i kësaj mësueseje. Pedagoge e jashtme pedagoge që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjëse e përhershme e kësaj shkolle. Pedagoge e brendshme pedagoge që jep mësim në një shkollë të lartë duke qenë punonjëse e përhershme e kësaj shkolle. Pedagoge me kohë të plotë. Pedagoge me kohë të pjesshme. Pedagoge e palodhur. Pedagoge në universitet. Pedagoget e para të arsimit tonë.
✱Sin.: edukatore, mësuese, mësimdhënëse, arsimtare.
VETERÁN,~E mb. 1. Që është luftëtar i vjetër e me përvojë; atdhetari i vjetër; pjesëmarrës në shumë luftime e beteja. Luftëtar veteran. Luftëtare veterane.
2. Që ka punuar për shumë kohë në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore; punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. Arsimtare veterane. Mjek veteran. Lojtar veteran.
✱Sin.: luftëtar, veprimtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë