Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARSENÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Vend ose depo e madhe ku ruhen, prodhohen dhe mirëmbahen armë, municion dhe pajisje luftarake; tërësia e armatimeve të një ushtrie që mbahen në një vend. Arsenal atomik (bërthamor). Arsenal lufte. Arsenal armësh. Arsenal i armatimit modern. U zbulua arsenal i madh armatimi.
2. fig. Fond, rezervë prej nga nxirren mjete për një qëllim të caktuar; tërësia e mjeteve dhe e njohurive që i shërbejnë një veprimtarie. Arsenal teknik e teknologjik. Nxjerr nga arsenali. Përdor gjithë arsenalin. Pasuroj arsenalin. Arsenal dijesh. Dëshmoi arsenal argumentesh.
✱Sin.: pajisje, mjet, grumbull, grumbullim, tërësi, pasuri, aftësi, larmi, burim, resurs, regjistër, koleksion.
BËRTHAMÓR,~E mb. 1. Që lidhet me bërthamën e atomit ose që shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij. Energji bërthamore. Rrezatim bërthamor. Reaksion bërthamor. Fizikë bërthamore. Laborator (reaktor) bërthamor. Nëndetëse bërthamore. Armë (predhë, raketë) bërthamore. Me mbushje bërthamore. Shpërthime bërthamore. Forcë bërthamore.
2. Që ka të bëjë me përdorimin e armëve të cilat shfrytëzojnë energjinë e atomit. Prova bërthamore. Mbrojtje bërthamore. Arsenal (armatim) bërthamor. Bazë bërthamore. Fuqi bërthamore. Kërcënim bërthamor. Luftë bërthamore.
3. bot. Që ka bërthamë, bërthamje. Pemë (farë) bërthamore.
4. biol. Që lidhet me bërthamën e qelizës. Lëng bërthamor. Cipë bërthamore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë