Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARROGÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që sillet me përbuzje e nënçmim ndaj të tjerëve, që refuzon mendimet e kritikat e të tjerëve, që shpërfill ndjenjat, nevojat e të tjerëve; ai që ka vetëvlerësim të tepruar. Arrogant në të folur e në veprime. Gjuha e arrogantit. Qëndrim i arrogantit. U tregua arrogant.
✱Sin.: mendjemadh, i vrazhdë, i pakulturë, fyes, nënçmues, përçmues, përbuzës, mospërfillës.
NAZÍK,~E mb., bised. 1. Që është i hijshëm, me përmasa të harmonishme e të këndshme, por jo të mëdha; i hollë e i brishtë. Fytyrë nazike. Dorë (këmbë) nazike (për gratë). Këpucë nazike. Zonjushë nazike. Princesha nazike.
2. Që ka kërkesa të stërholluara për ushqimin, për veshjen etj. Njeri nazik në veshje (në ngrënie). Vishet nazik. Është arrogant e nazik.
✱Sin.: i hijshëm, i harmonishëm, i këndshëm, i hollë, i brishtë, sqimatar.
PËRFRÝRË (i, e) mb. 1. I stërmadhuar, i zmadhuar.
2. fig. I ngrehosur; arrogant.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë