Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARRÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur arrij diçka ose kur arrihet. Arritja e trenit. Arritja e një delegacioni. Arritja e sukseseve (e fitoreve, e rezultateve). Arritja e qëllimit. Arritja e marrëveshjes. Dita e arritjes.
2. kryes. sh. ~E, ~ET Rezultat me vlerë në punë a në një fushë veprimtarie; arritshmëri, sukses. Arritje të rëndësishme. Arritjet më të reja. Arritjet e ndërmarrjes (e kolektivit). Arritjet e ekonomisë. Arritjet e fundit të shkencës. Arritje akademike.
3. sport. Pika e fundit e largësisë që përshkojnë pjesëmarrësit e një gare vrapimi, me kuaj etj.; mbërritje. Arritje sportive.
✱Sin.: mbërritje, mbërritshmëri, arritshmëri, sukses, realizim, sendërtim, rezultat.
ARRITSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Arritje. Arritshmëri e lartë (e ulët). Arritshmëri e pritur (e papritur).
✱Sin.: mbërritshmëri, mbërritje, arritje, sukses, rezultat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë