Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARRÉST,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Paraburgim, ndalim, mbajtje e përkohshme nën rojë e një personi nga autoritetet ligjore, zakonisht nga policia, për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi ose të shkeljes së ligjit; ndëshkim disiplinor për ushtarakët, duke i mbajtur të mbyllur në një vend për një kohë të caktuar. Është në arrest me burg. Arrest disiplinor. Arrest kazerme. Mban (vë) në arrest. Caktoi arrest. Arrest legal. U krye arresti. Vendosja në arrest.
2. Masë ligjore që ndërmerret për të siguruar që një person do të paraqitet përpara drejtësisë, që të mos arratiset dhe të mos pengojë hetimet. Arrest shtëpie. Masë e arrestit shtëpiak. Arrest me burg.
✱Sin.: paraburgim, burgim, burgosje, ndalim, arrestim, ndëshkim.
ARRESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Procedurë ligjore e ndalimit ose e kapjes së një a më shumë personave nga autoritetet ligjore, zakonisht policia, për arsye të dyshimit për kryerjen e një vepre të dënueshme ligjore; arrest. Arrestim në përputhje me ligjet. Arsyet e arrestimit. Vendimi i arrestimit. Arrestim i ekzekutuar. Procedura e arrestimit. Arrestime në masë. Arrestimi i keqbërësit. Bënë arrestime. Arrestim për kanosje.
2. Masë ligjore në sistemin e drejtësisë penale, që ka për qëllim sigurimin e personit të dyshuar për t’u përballur me drejtësinë. Arrestim nën vëzhgim (nën mbikëqyrje).
✱Sin.: paraburgim, burgim, burgosje, ndalim, prangim, ndëshkim.
►ARREST/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e ARRESTÓJ. Arrestohet një person i dyshuar. Arrestohet sulmuesi.
✱Sin.: paraburgoset, burgoset, ndalohet, prangoset, ndëshkohet.
ARREST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. Kap ose ndaloj një njeri që dyshohet për kryerjen e një vepre të dënueshme me ligj dhe e mbaj në arrest; vë dikë në arrest në emër të ligjit; ndaloj. Arrestoj dikë. Arrestoi një keqbërës. E arrestoi në vend. U arrestuan shkelësit e ligjit.
✱Sin.: paraburgos, burgos, ndaloj, prangos, ndëshkoj.
ARRESTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) drejt. Ai që është kapur dhe që mbahet nën rojë, ai që është vënë në arrest. I arrestuari u mbajt i veçuar. I arrestuari u përball me procesin gjyqësor. Liruan të arrestuarin. Njoftoj të arrestuarin për të drejtat e tij.
✱Sin.: i paraburgosur, i burgosur, i ndaluar, i prangosur, i ndëshkuar.
ASISTOLÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Ndalim i zemrës me pasojë mosqarkullimin e gjakut; gjendje pa aktivitet elektrik e zemrës, që regjistrohet si vijë e drejtë në elektrokardiogram dhe që është kusht për shpalljen e një personi të vdekur; arrest kardiak. Asistolia si urgjencë mjekësore. Protokolli mjekësor për asistolinë. Asistoli e vërtetuar.
PARABURGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi kur burgos dikë ose kur paraburgoset dikush.
2. Gjendja pasi burgos dikë ose pasi paraburgoset dikush.
3. drejt. Koha nga dita e ndalimit të dikujt që dyshohet për një faj a krim deri kur jepet vendimi i dënimit nga ana e gjykatës.
✱Sin.: paraburgim, arrestim, arrest, ndalim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë