Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E vesh diçka me një shtresë të hollë ari, laj me ar. Praroi lugët e pirunët.
2. kal. Lyej diçka me një ngjyrë si të arit. Praroi kornizën.
3. fig., kal., vet. v. III E bën të shkëlqejë, duke i dhënë një ngjyrë si të arit, i jep një shkëlqim si të jetë larë me ar. Dielli praroi kreshtën e malit (retë, fushën). Muret i praroi flaka e kuqe.
4. fig., jokal., vet. v. III Shkëlqen si të jetë larë me ar. Sipërfaqja e detit praronte në perëndim.
5. fig., kal., lart. Ngre lart, bëj që të shkëlqejë diçka, i jap shkëlqim. E praruan emrin e kombit tonë.
✱Sin.: laj, aros, shkëlqej, hënoj, ndrit, dritësoj, shndrit, lartësoj, lartoj, nderoj, çmoj, vlerësoj, lëvdoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë