Fjalori

Rezultate në përkufizime për “arnoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANDËROJ

ANDËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Arnoj; i vë arnë (rrobës). Andëroj këmishën.

ARNIS

ARNÍS vep., ~A, ~UR kal. Arnoj, i vë arnë diçkaje (një rrobe, një këpuce, një dyshemeje, një muri etj.). Arnis këmishën. Arnis çorapët.

ARNOJ

ARN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë arnë një petku, një këpuce, një ene etj.; zë një vrimë a një të çarë me diçka. Arnoj trikon (çorapet). Arnoj kazanin. Arnoj murin.
2. fig. Mbulojmetat, dobësitë etj. me ç’të kemdorë; ndreqje e diçkaje për të dalë nga vështirësitë. Gris (prish) gjirin, arno pëqirin! (fj. u.) thuhet kur dikush prish a dëmton një punëmadhe e të rëndësishme për të bërë diçkavogël.

BYTHOJ

BYTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. Ndreq, arnojndenjurat e pantallonave.
2. Pres degët dhe trungun duke lënë vetëm cungun e një peme, cungoj.

MBALLOS

MBALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Arnoj këpucë etj., i vë një mballomë. Mballosi këpucët (opingat). Mballosi dyshemenë.
2. fig. Mbuloj ose fsheh me marifet një të metëpunë, arnoj.
3. fig. Ia hedh pa të drejtë dikujt, ia ngjesh, ia lë në derë. Ia mballosi atij tjetrit fajin.
4. E gjuaj dikë pa dashje (zakonisht me plumb), ia vesh. Kujdes zjarrin, mos ia mballosim njëri-tjetrit!
Sin.: arnoj, ndreq, mbuloj, gjuaj.

MBATH

MBATH vep., ~A, ~UR 1. kal. Veshkëmbë (këpucët, çorapet etj.); vesh diçkatrup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath. Mbath këpucët (sandalet, çizmet, opingat). Mbath pantallonat. E mbathi fëmijën.
2. kal. I siguroj dikujt për një kohë këpucët, çorapet e veshjet e tjeravihentrup nga mesi e poshtë. E ka veshur dhe e ka mbathur i ati.
3. kal. I vë potkonj një kafshebarrës. Mbath kalin (pelën, mushkën).
4. kal. I vë një copë të re (zakonishtmajë) një vegle prej hekuri a prej ndonjë metali tjetërështë ngrënë ose është thyer, arnoj. Mbath shatin (lopatën, kazmën). Mbath sëpatën (sqeparin). Mbath plorin. U plori për të mbathur ka nevojë plori që t’i shtohet një copë e re hekuri.
5. kal. E mbush me dhe, me gurë etj. një gropë, një vendzbrazët, një sipërfaqe etj., i vë një shtresë tjetër e mbuloj; zë me diçka. E mbathën vendin me dhe e me gurë. Lumi e mbathi tokën me baltë. Era e mbathi malin me borë. Rrugën e mbathën me kalldrëm. Mbathën anët e kanalit para se të lëshonin ujin. I mbathin me shtupëçarat e vozës.
6. bujq., kal. Mbush me dhe rrëzën e një bime, mbledh dhe rreth e rrotull saj kur e prashit, përdhej; i mbledh dhe rreth e rrotull rrëzës një druri. Mbath ullinjtë. Mbath misrin (duhanin, patatet).
7. bujq., kal. I hedh shumë pleh (tokës). E mbathën tokën (arën) me pleh.
8. bised., kal. Ngop, ngjesh (me bukë a me të ngrëna). E mbathi me të ngrëna.
9. fig., bised., kal. I vesh dikujt tjetër një faj, një gabim a një të metë, ia ngjit dikujt, ia ngjesh; ia hedh dikujt. Ia mbathi fajin tjetrit. I mbathën gjëra që s’i ka bërë. Mos ia mbath atij!
10. fig., bised. Ngjesh (me të rrahur ose me të shara). E mbathi mirë (me dru).
11. bised., jokal. Largohem menjëherë, nisem me vrap, iki me të katra (përdoret me trajtashkurtrabashkuarapëremrit vetorrasat dhanore e kallëzore). Ia mbathi për në shtëpi. Ia mbathën nga frika. Ia mbathi me vrap. Mbathja shpejt!
Sin.: vesh, siguroj, vë, mbush, mbuloj, zë, përdhej, plehëroj, ngop, ngjesh, hedh, iki, largohem.
S’di të mbathë (as) *brekët (dikush) shpërf. vulg. Ia mbathi me *të katra (dikush). Ua mbathi (ua dha, u ra, ua theri) *këmbëve (dikush). I mbathi *këpucët (dikujt) mospërf. Mbathi *opingat (dikush) tall. Mbath *pleshtin me potkonj (dikush). Ia mbathi *potkonjtë (dikujt) mospërf. S’di të mbathë (as) *poturet (dikush) bised.

PECOJ

PEC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Arnoj. Ia pecoi pantallonat.

RRETOJ

RRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Punoj me rrete, me thurje; qëndis me gjilpërë. paska mbetur vetëm t’i rretosh opingat.
2. Arnoj çorapet, mestet apo opingat aty ku janë grisur. Rretoi të gjitha çorapet e grisura.

RRJETOJ

RRJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Arnojtrajtë rrjete. I kishte rrjetuargjitha çorapet e leshta.

RROTOJ

RROT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pres si rreth trungun e një druri; e ndajcoparrumbullakëta një trung. Rrotoj drutë. Kishte rrotuargjithë kastravecëtgjetikuzhinë.
2. Arnoj çorapin rreth e rrotull vendit ku është grisur; thur atë pjesëçorapitështë shthurur. Mamaja rrotonte çorapet.
3. fig. E rrëmbej, e përlaj. Rrotoi gjithçkagjetidhomë. Të rrotoftë pika! mallk.
Sin.: thur, grabit.

SARIQOJ

SARIQ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Arnoj. Sariqoj rrjetat.
Sin.: zë, mballoj, rrotoj.

SHQEPJE

SHQÉPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. E çarë, vend i shqepur. Arnoj shqepjet.

ÇIKMOJ

ÇIKM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Arnoj çorapin duke e thurur me shtizë. Çikmonte çorape ulur afër vatrës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.