Fjalori

Rezultate në përkufizime për “armih”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMIH

ARMÍH vep., ~A, ~UR kal. 1. Hap tokën, dheun a një sipërfaqe tjetër për të nxjerrë, për të mbjellë ose për të ndërtuar diçka. Armih me kazmë dheun. Armih tokën. Armih themelet e shtëpisë.
2. fig. Gërmoj për të nxjerrë ose për të gjetur diçka; interesohem posaçërisht për diçka. Armihkaluarën (e dikujt). Armiharkiva. Armihxhepahuaj.
Sin.: gërmoj, gropoj, rrëmoj, mih, rrëmih, prashit, kërkoj, gjurmoj.

ARMIHET

ARMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Hapet ose gërmohet një tokë, një sipërfaqe ose një gropë. Nesër do të armihet dheu (toka).
2. pës. e ARMÍH. U armih dheu.
Sin.: gërmohet, mihet, rrëmihet, rrëmohet, gropohet, prashitet.

ARMIHJE

ARMÍHJE,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur armih tokën ose kur armihet. Filluan armihjet. Thellësia e armihjeve. Armihja e parë. Filloi armihja.
Sin.: gërmim, gropim, rrëmim, mihje, rrëmihje, prashitje, kërkim, gjurmim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.