Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMATÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Pajis me armë, i jap armë; kund. çarmatos. Armatos një ushtar. Armatos ushtrinë (çetën). Armatos popullin (vendin).
2. usht. Mbush një armë dhe e ngreh për qitje. Armatos mitralozin. Armatos shulin.
3. Pajis me mjete, me vegla etj. për një punë të caktuar. Armatos me tanke e anije. Armatos aeroplanin.
4. fig. Pajis me njohuri, me dije etj. për një veprimtari të caktuar; e bëj të aftë për të punuar a vepruar në një fushë të caktuar. E armatos me dije e përvojë. E armatos me shkencën e përparuar.
5. min. Vesh me armatesë, i vë armatesë. Armatos galerinë e minierës.
✱Sin.: armëtoj, armatis.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë