Fjalori

Rezultate në përkufizime për “armëtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMATOR

ARMATÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT det. Pronar ose qiramarrës anijesh, që i pajis dhe i përdor ato për udhëtime dhe për tregti; armatues.
Sin.: armëtar, armatues.

ARMATOR

ARMATÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. min., ndërt. Armatues.
2. Armëtar; prodhues armësh. Armator i shkathët.
Sin.: armëtar, armatues.

ARMËNDREQËS
ARMËTAR

ARMËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Ai që kontrollon armët ose armatimin e një mjeti luftarak dhekujdeset për to; specialist për armët. Armëtari i avionit. Armëtar i garnizonit.
2. vjet. Zejtarbënte e ndreqte armë. Armëtarët e vjetër. Armëtarët shqiptare.
Sin.: armëpunues, armëndreqës, dyfekçi.

DYFEKÇI

DYFEKÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. 1. Armëpunues, armëtar; armëndreqës. Sokaku i dyfekçinjve.
2. Ai që mbante pushkë dhe shtinte mirë me të. Dyfekçi i zoti.
3. etnogr. Krushk nga familja e dhëndrit, zakonisht i armatosur, që vinte për të marrë nusen. Nisi me krushqit dhjetë dyfekçinj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.